Menaxhimi dhe planifikimi financiar
A do të ketë kufizime ligjore në perdorimin e transfertës së pakushtëzuar?
PERGJIGJE: (MF): Jo më pak se 40% e saj do të përdoret për investime, vetëm ky kufizim do të jetë në ligj.
Në fondin rezervë/kontigjencë duhet të lihet një pjesë me qëllim ndryshimet në structure. Për transferteën specifike: a do të paraqitet në këshill?
PERGJIGJE: (MF): Po do të duhet të miratohet nga këshilli.
Zjarrfikëset e tunelit do ti kalojnë bashkisë? Rakordim me ministrine e brendshme.
PERGJIGJE: (MF): Për këtë duhet të rakordoheni me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bashkia Kukës ka rreth 122 km2 rrugë rurale dhe ne vlerësojmë që fondi i akorduar është shumë i ulët për menaxhimin e tyre veçanërisht gjatë sezonit dimëror!
PERGJIGJE: (MF): Shpërndarja e fondeve është bërë në proporcion të zhdrejtë me numrin e mjeteve borëpastrues që kanë marrë bashkitë. Kështu, kush ka marrë mjete ka më pak fonde dhe anasjelltas.
Sigurimet shoqërore do të deklarohen (për tatimet) dhe për muajin dhjetor?
PERGJIGJE: (MF): Po do të duhet të deklarohen që prej datës 1 dhjetor.
VKM në lidhje me pagat a do të pësojë ndryshime?
PERGJIGJE: (MF): Po. Minsitria e Financave po punon në këtë drejtim.
A do të ishte e mundur që brenda Bashkisë të krijohej një strukturë specifike “drejtori buxheti” nisur nga sasia e punës dhe frekuenca e raportimeve.
PERGJIGJE: (MF): Kjo është kompetencë e bashkisë.
Si do të veprojmë për detyrimet e prapambetura, aktualisht nuk ka asnjë inciativë?
PERGJIGJE: (MF): Kjo është kompetencë e bashkisë dhe nuk parashikohet asnjë mbulim nga Minsitria e Financave apo iniciativë tjetër prej saj. Bashkitë do të duhet ti mbulojnë vetë.
Në lidhje me planifikimin e detyrimeve të prapambetura dhe vendimet e gjykatave të cilat nuk janë perfshirë ne bilancet e Bashkisë.
PERGJIGJE: (MF): Të ndiqen rregullat kombëtare të kontabilitetit dhe detyrimet të kontabilizohen dhe të likujdohen.
Nëse transferta e kushtëzuar nuk mjafton a mundet të vendosë Bashkia fonde të veta? Po Ministria a mundet t’u japë fonde shtesë?
PERGJIGJE: (MF): Po, bashkia me fondet e veta mund të bëjë shtes. Minsitria nuk parashikon të japë fonde shtesë.
A duhet të aprovohen në Këshillin e Bashkisë tabelat e PBA?
PËRGJIGJE: (MF): Udhëzimi plotësues, Nr.4/1 datë 29.02.2016, i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit, pranë Ministrisë së Financave, përcakton në kapitullin IV, pika 8 se „..dokumenti dërgohet në Këshill në muajin qershor”.
Pyetje *
Your answer
Emri, Mbiemri *
Your answer
Institucioni
Your answer
Bashkia
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service