Thirrje për aplikim - Njohuritë themelore të GIS duke përdorur OpenStreetMap, iD, JOSM dhe QGIS
FLOSSK organizon trajnim në njohuritë themelore të sistemit gjeografik të informacionit (GIS) duke përdorur OpenStreetMap, iD, JOSM dhe QGIS.

A dëshironi të mësoni konceptet themelore të GIS, si t'i analizoni të dhënat dhe të bëni hartën tuaj të parë?
Të filloni të mësoni rreth platformave si OpenStreetMap, iD, JOSM dhe QGIS , të fitoni aftësi bazike për të filluar GIS dhe Web GIS karrierë? Atëherë ky trajnim është për ju.


Trajnimi përmban:

- Leksion themeltar në OpenStreetMap mbi shfrytëzueshmërinë dhe përparësitë e saj.
- Hyrje dhe kartografim në iD, editor online për gjeodata
- Përshkrim praktik i JOSM dhe trajtim të saj.
- Njohuri bazike mbi platformën e hapur për përpunimin dhe analizimin e të dhënave gjeohapësinore QGIS

Instruktor:

Besfort Guri
Kompetent në zhvillimin e sistemeve të Informacionit FLOSS me fokus të veçant në sistemet gjeografike të informacionit.

Informata të tjera:

- Kohëzgjatja: 8 sesione, 4 javë, nga 2 orë akademike për sesion, prej ores 10:00 - 12:00 (e marte, e merkure)
23 - 24 Korrik
30 - 31 Korrik
06 - 07 Gusht
13 - 14 Gusht

- Madhësia e grupeve: 15 pjesëmarrës në trajnim

Trajnimi dedikohet për:
- Të apasionuarit pas hartave dhe teknologjisë
- Të interesuarit në GIS, platformat OSM, iD, JOSM dhe QGIS
- Që dëshirojnë të fillojnë një karrierë në GIS

Kandidatëve të përzgjedhur do të ju mundësohet qasja në resurset e Prishtina Hackerspace, ku edhe do të zhvillohet trajnimi.

Afati i fundit për aplikim: 19 korrik 2019

*Trajnimi është pa pagesë.

Emri juaj *
Your answer
Mosha
Your answer
Nr. i telefonit *
Your answer
Email *
Your answer
Vendbanimi *
Your answer
Përvoja juaj në fushën e teknologjisë (elaboroni) *
Your answer
Pse duhet te perzgjedheni ju para te tjereve? *
Your answer
Çfarë pritni prej këtij trajnimi (elaboroni) *
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service