Punëtoria Podium - Forma e Aplikimit
Kjo është Forma e Aplikimit për pjesëmarrje në programim Podium nga UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe IPKO Foundation.

Gjatë përvojës me Podium do të mësoni për vetëdijesim për çështjet që janë të rëndësishme për ju dhe komunitetin tuaj dhe do të mësoni të bashkëpunoni me bartësit e detyrave për të futur këto çështje në agjendat e tyre.

Podium: Punëtoria Avokimi për Ndryshim mëson adoleshentët dhe rininë të grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre. Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e adoleshentëve dhe rinisë duke zhvilluar njohuritë për drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; dhe duke kultivuar menaxhim të fushatës dhe taktikat e avokimit – gjatë përmirësimit të vetëbesimit dhe fuqizimit.

KRITERET PËR APLIKIM:
Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtar tërësisht;
Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë në klasë të dhjetë (10);
Çdo anëtar duhet të jetë qytetarë i/e komunës së Lipjanit;
Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, në datat 14, 15 dhe 16 Shkurt 2020.

Afati i fundit për aplikim: e enjte, 6 Shkurt, 2020.

KËSHILLË
Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!

A keni nevojë për ndihmë?
Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:
---Personalisht: Mësoni më shumë rreth PODIUM dhe merrni mbështetje direkte nga ekipi jonë ditët kur do ta vizitojmë qytetin tuaj. Ndiqni Innovations Lab Kosovo apo IPKO Foundation në Facebook që të informoheni kur do të jemi në qytetin tuaj – ose ejani personalisht në zyret tona: Rr. Enver Gjerqeku, nr. 20, Prishtinë
---Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 44 570 175 ose +383 (0) 49 461 060 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
---Përmes emailit: Dërgoni email në podium@ipkofoundation.org për udhëzime.
Next
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of IPKO Foundation. Report Abuse