Pyetësori mbi strategjinë e bujqësise digitale – Shqiperi 2016
Bujqësia dixhitale, nganjëherë referuar si TIK (teknologjite e Informacionit dhe komunikimit në bujqësi) është një term relativisht i ri në fushën e praktikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ai përshkruan një sektor në ngritje të fokusuar në progresin e bujqësisë dhe zhvillimit rural nëpërmjet përmirësimit të proceseve të informacionit dhe komunikimit. Në mënyrë më specifike bujqësia dixhitale përfshin konceptimin, disenjimin, zhvillimin, vlerësimin dhe aplikimin e rrugëve inovative për të përdorur teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në domainin rural me fokus primar në bujqësi.
Shumë aktorë kanë njohur në mënyrë progresive nevojën për një strategji kombëtare në bujqësinë dixhitale dhe mjaft vende të tjera janë duke konsideruar ose në proces të adoptimit të një strategjie kombëtare për përdorimin e TIK në sektorin e bujqësisë. Një strategji e bujqesise dixhitale mund të ofrojë mbështetje kritike për racionalizimin e burimeve (financiare dhe njerëzore), përdorim më të mirë të mundësive të TIK dhe adresimin e sfidave në sektorin e bujqësisë. Ekzistenca e një strategjie gjithëpërfshirëse kombëtare mund të parandalojë zbatimin në mënyrë të izoluar te projekteve te bujqësisë digitale duke rritur efikasitetin e nderhyrjeve dhe shfrytezuar sinergjitë ndërsektoriale. Bujqësia dixhitale ka më shumë impakt në fuhsat e meposhtme:
• Zvogëlon rrezikun dhe efektet negative (identifikon produktet e falsifikuara, zbut nepermjet mikro-financës; inkurajon më shumë investime në këtë sektor; Lehtëson dhe mundëson gjurmueshmërinë.
• Përmireson planifikimin dhe ndërtimin e konsensusit -për përdorimin e tokës dhe të ujit (Mbështet përshtatjen dhe elasticitetin, frymezon reformën e tokës / reformën agrare, përmirëson qarkullimin e informacionit; angazhon komunitetet)
• Mbeshtet bujqësinë e qëndrueshme mjedisore (zvogëlon ndikimin negativ të inputeve në mjedis, optimizon menaxhimin e ujit, zvogëlon shpenzimet e lidhura me prodhimin)
• Thekson risitë mjedisore dhe bujqësore (mundëson komunikimin në kohë reale për / nga fermerët, realizon "big-data" në sektorin e bujqësisë; lehtëson rrjedhjen e informacionit)
Email address *
Next
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service