Punë praktike gjashtë mujore në EC Ma Ndryshe (një pozitë)
EC ka themeluar Programin e Praktikantëve/Praktikanteve me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe ofron një pozitë për punë praktike në kuadër të aktiviteteve të organizatës. Programi është i hapur për studentët/studentet e Universiteteve në Prizren (të gjitha drejtimet), me banim të përhershëm në komunën e Prizrenit, të cilët/cilat janë të interesuar/a për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuar në punën e organizatës.

Përshkrimi i punës praktike
Praktikanti/praktikantja e zgjedhur/a do të jenë pjesë e rregullt e stafit dhe punës së organizatës dhe gjatë gjashtë muajve të angazhimit, ata/ato do të:
- Punojnë me orar të shkurtuar (deri në 4 orë në ditë),
- Marrin një kompensim simbolik financiar në baza mujore,
- Asistojnë në realizimin e aktiviteteve brenda projekteve dhe iniciativave ekzistuese,
- Aftësohen në menaxhim dhe në temat e ekspertizës (urbanizmi, trashëgimia kulturore, transparenca, mobilizimi i komunitetit)
- Përfitojnë nga skema e zhvillimit të kapaciteteve brenda dhe jashtë Kosovës (trajnime, punëtori, Shkolla, vizita studimore)
- Konsiderohen për angazhim si staf i rregullt i organizatës në rast të performancës së mirë gjatë periudhës së punës praktike.

Gjatë angazhimit të tyre, praktikanti/praktikantja do të mbikëqyren nga stafi menaxherial i organizatës
dhe do t’i nënshtrohen vlerësimit mujor të punës.

Kohëzgjatja e praktikës
Një cikël i punës praktike zgjat gjashtë muaj dhe me mundësi vazhdimi edhe për tre deri gjashtë muaj shtesë. Për secilin cikël gjashtë mujor të punës praktike do të përzgjedhet një praktikant/praktikante që studion në Universitetet e Prizrenit. Pas përfundimit të programit, praktikanti/praktikantja do të pajiset me dëshmi përkatëse për pjesëmarrje në këtë program.

Orari i punës dhe të drejtat e përfitimet
Praktikanti/praktikantja do të jetë i/e vendosur në zyrën e EC në Prizren dhe do të punojë me orar të përgjysmuar, çdo ditë pune deri në katër orë në ditë. Pjesë e këtij orari të angazhimit, përveç punës në zyrën e organizatës, do të jetë edhe angazhimi në terren, për shkak të natyrës së punës komunitare që realizon organizata. Praktikantit/praktikantes, përveç kompensimit simbolik financiar në baza mujore dhe skemës për zhvillimin e kapaciteteve, do t’u sigurohen edhe të gjitha të drejtat e garantuara me Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës.

Kriteret minimale
Për t’u kualifikuar për programin e praktikantëve/praktikanteve, kandidati/kandidatja duhet t’i plotësojë
këto kushte:
- 18 vjeçar/e ose mbi këtë moshë,
- Student/studente në ndonjërin Universitet të Prizrenit,
- Me banim të përhershëm në komunën e Prizrenit,
- Aftësi minimale në menaxhim organizativ,
- Njohje të gjuhëve lokale të Prizrenit dhe të gjuhës angleze (kriter joobligativ),
- Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike dhe mediave sociale,
- I gatshëm / E gatshme për të filluar punën praktike gjatë qershorit 2019.

Afati i fundit për aplikim është deri më 31 maj 2019.

Emri dhe mbiemri *
Emri dhe mbiemri
Your answer
Ditëlindja *
MM
/
DD
/
YYYY
Vendbanimi *
Your answer
Gjinia *
Email *
Your answer
Telefoni *
Your answer
Fakulteti / Drejtimi *
Your answer
Viti i studimeve *
Your answer
Punë praktike/Aktivitete vullnetare (nëse ka, tregoni në çfarë aktivitete vullnetare dhe/ose punë praktike ku keni marrë pjesë deri tani) *
Your answer
Pse dëshironi të jeni pjesë e këtij programi të praktikës? (spjegoni shkurtimisht arsyet pse keni dëshirë të jeni pjesë e këtij programi të praktikës) *
Your answer
Çfarë përfitimesh mendoni të keni nga ky program? (tregoni si mendoni ta shfrytëzoni përvojen e fituar gjatë këtij aktiviteti) *
Your answer
Diçka tjetër? (Opsionale)
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service