QSHSHMB Ilija Nikollovski – Lluj Fletëparaqitje për provim pranues për shkollën e ulët të muzikës 6 vjeçare – (KITARË KLASIKE, KLARINETË, SAKSAFON, FLAUTË, OBOE, TRUMPETË, KORNA, INSTRUMENTET ME TË GODITUR, HARMONIKË)
Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e IV, V ose VI.

Shënoni imejl adresën tuaj ku do ta pranoni fletëparaqitjen e plotësuar si dëshmi se të njëjtën e keni plotësuar.
Email address *
Dokumentet e nevojshme dhe Informata të rëndësishme:
Dokumentet e nevojshme:

1. Fletëparaqitje e plotësuar (elektronike)
2. Kopje nga certifikata nga libri amë (duhet ta sillni në ditën e provimit pranues)
3. Vërtetim për nxënës të rregullt nga shkolla fillore amë (duhet ta sillni në ditën e provimit
pranues)

Informata të rëndësishme
Në klasë të parë do të regjistrohen vetëm nxënësit të cilët do ta kalojnë provimin pranues

Klasa e parë është selektive, dhe në klasë të dytë do të vazhdojnë vetëm nxënësit të cilët me
sukses do ta kalojnë provimin në fund të vitit shkollor

Përzgjedhja e instrumentit bëhet sipas listës së dhënë dhe për këtë vendos komisioni në bazë të
aftësive të nxënësit dhe moshës së tij

Orarin e orëve nuk kemi mundësi që tua përshtatim secilit veçanërisht dhe për këtë shkak ju
lusim që ju ti përshtatni aktivitetet tjera sipas orarit i cili do të jetë i publikuar në fillim të vitit
shkollor

Në provimin pranues për shkollim muzikor nëntëvjeçar, gjashtëvjeçar ose trevjeçar kontrollohet
muzikaliteti i kandidatëve: këngë për fëmijë, intonacioni, memoria muzikore dhe ritmi

Fletëparaqitjet të cilat nuk janë të plota nuk do të pranohen, ndërsa plotësimi i tyre pas afatit të
dhënë nuk lejohet. Për këtë arsye ju lusim që dokumentet ti sillni të kompletuara
Fletëparaqitjet pas skadimit të afatit nuk do të pranohen.

Orari për provimet pranuese do të jetë i shpallur në veb faqen e shkollës pas kohës së paraparë për dorzimin e fletëparaqitjeve.

Shkolla nuk do të ketë mundësi secilin personalisht ta informon për datën e caktuar të provimeve pranuese.

Për atë shkak ju lutemi të gjithë ju që do të paraqiteni, këtë informacion ta ndjekni në veb faqen tonë.
Nëse e lexuat dhe kuptuat gjithçka që shkruan shtypni në NEXT
Next
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy