Projekti Disco lidh pesë partnerë, nga Maqedonia: Universiteti Tetovë Evropës Juglindore dhe SHMP Mosha Pijade Tetovë; nga Spanja: Inercia Digital; nga Portugalia: ZENDENSINO-Cooperativa de Ensino IPRL dhe nga Turqia: Pakize Kokulu Anadolu Lisesi.
Ky projekt ka objektivat e përgjithshme dhe specifike. Objektivat e përgjithshme janë: rritjen e kompetencave dhe aftësive kryesore të TIK dhe performancën e të rinjve që ndjekin shkollat, duke nxitur përmirësime të cilësisë, përsosmëri në nivelin e arsimit, në veçanti përmes zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar nëpwrmjet arsimit dhe trajnuesve dhe aktorëve të tjerë në fushën e integrimit të TIK-ut në shkolla (mësimdhënie dhe menaxhim); rritjen e ndërgjegjësimit në projektin europiane të mësuarit gjatë gjithë jetës për të plotësuar reformat e politikave në nivel kombëtar dhe për të mbështetur modernizimin e sistemeve të arsimit, veçanërisht nëpërmjet shpërndarjes të zgjeruar të praktikave të mira dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e zhvillimit të praktikave të reja, rritjen e cilësisë e nxënësve dhe punës së stafit, ndërtimin e kapaciteteve në shkolla dhe të nxisë bashkëpunimin strategjik midis organizatave shkollore. Objektivat specifike janë: zhvillimin e një programi të iniciativave për integrimin e TIK-ut në arsim për të nxitur risi, shkëmbimin e përvojës, praktikat e mira dhe know-how në mes të llojeve të ndryshme të organizatave të përfshira në arsim; Zhvillimi i aftësive bazë dhe transversale në arsim, duke përdorur metoda të reja pedagogjike me nxënësin në qendër dhe rritjen e integrimit digjital në mësim, mësimdhënie, në nivele të ndryshme: që mbështesin mësimin e TIK-ut si bazw, si dhe praktikat e vlerësimit të TIK-ut. Në veçanti, mbështetjen e mësimdhënësve, personelit arsimor në marrjen apo përmirësimin e përdorimit të TIK-ut për të mësuar dhe kompetencat e lidhura dixhitale.
Për të arritur dhe përmbushur të gjitha këto objektiva, një numër i rezultateve intelektuale ishin projektuar dhe ndarë përgjatë gjithë partnerëve të projektit, duke rezultuar në këtë doracak i cili ka si objektiv kryesor për të punuar si një mjet për të gjithë mësuesit në Europë që janë në kërkim për mënyra të reja për të kapur vëmendjen e rinisë sonë, motivimin e tyre dhe në këtë mënyrë, duke çuar në më pak braktisjen e shkollës.
Pas këtij zinxhiri të ideve, doracaku përmban rezultatin e të gjithë punës së bërë: rezultatet e pyetësorit për shkolla (studim krahasues) për të ditur se ss digitale jsnw shkollat e tyre; raste studimore të shkollave digitale, praktikat e mira, dhe materialet e trajnimit për metodologjinë në integrimin e TIK-ut në arsim. Një faqe interneti ka qenë gjithashtu e krijuar që punon si një platformë digjitale, në të cilën të gjitha këto rezultate të projektit do të jetë i ngarkuar dhe të arritshme për të gjithë, kudo nëpër botë në kwtw klikim
www.digitalschools.eu.