Bëhu pjesë e INAC – Apliko si Vullnetar/ Aktivist

Faleminderit për interesin për t'u bërë pjesë e INAC (Information Network for Active Citizenship).

Ne besojmë se ndryshimi fillon nga qytetarët aktivë. Nëse dëshiron të kontribuosh për një shoqëri më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike, të angazhohesh në iniciativa komunitare, të mbrosh të drejtat e qytetarëve, të promovosh mjedisin, të punosh me të rinjtë ose të mbështesësh median e pavarur, të ftojmë të bashkohesh me ekipin tonë të vullnetarëve dhe aktivistëve.

Si pjesë e rrjetit të INAC, do të kesh mundësi të:

  • Angazhohesh në projekte me ndikim në komunitet.
  • Merr pjesë në trajnime, seminare dhe aktivitete zhvilluese.
  • Kontribuosh në fushata qytetare, sociale dhe mjedisore.
  • Bashkëpunosh me profesionistë, aktivistë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria.
  • Fitosh përvojë praktike në organizimin e aktiviteteve, advokimin, komunikimin publik dhe angazhimin qytetar.
  • Zhvillosh aftësitë e tua profesionale dhe personale në një mjedis bashkëpunues.

Plotësimi i këtij formulari na ndihmon të njohim më mirë interesat, aftësitë dhe motivimin tënd, në mënyrë që të të përfshijmë në aktivitetet që përputhen më mirë me profilin tënd.

Bashkë mund të ndërtojmë komunitete më të forta, qytetarë më aktivë dhe një shoqëri më të drejtë.

Plotëso formularin dhe bëhu pjesë e INAC!

Name *
Email *
Address *
Phone number
Comments
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy

Does this form look suspicious? Report