Peticioni: Drejtësi për Kujtimin!
Në prill 2019, gjatë marrjes në pyetje në Stacion Policor, S.O. një burrë 19 vjeçar i komunitetit Ashkali, e kishte pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtim Veselin - një fëmijë 11 vjeçar i komunitetit Ashkali. Në këtë kohë, S.O. i kishte 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale aktive para Policisë e Prokurorisë. Madje njëra nga aktakuzat që e rëndonin ishte për vrasje. Përpos rrëfimit nga vetë S.O., Policia dhe Prokuroria u njoftuan për dhunimin seksual edhe nga vetë Kujtimi, nëna e tij, babai i S.O.-së dhe Qendra për Punë Sociale. Përkundër të gjitha këtyre fakteve, Policia e Prokuroria e lanë S.O.-në të lirë.
Kështu, siç ka deklaruar S.O. vetë në Polici, më 11 korrik 2019 e dhunoi seksualisht dhe e vrau Kujtim Veselin në Fushë Kosovë.
Prokurori Ruhan Salihu, i cili është përgjegjës për mos kërkimin e ndalimit dhe paraburgimit të S.O.-së dy muaj para vrasjes së Kujtimit, iu shqiptua masa disiplinore zvogëlim i përkohshëm i pagës 30%, për 6 muaj. Asnjë zyrtar tjetër nuk dha përgjegjësi as penale, e as disiplinore për dështimin në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së Kujtimit.
Dështimi i institucioneve në mbrojtjen e Kujtimit shpërfaqë racizmin institucional dhe qasjen diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit kanë qenë të parandalueshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit në Raportin e publikuar për këtë rast. Policia dhe Prokuroria kanë qenë të njoftuara nga burime të shumta për përdhunimin e parë dhe është dashur që menjëherë ta ndalojnë e ta kërkojnë paraburgimin e S.O.-së për ta mbrojtur mirëqenien dhe jetën e Kujtimit.
Prandaj, me anë të këtij peticioni kërkojmë:
1. Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetë dhe neglizhimin e rastit.
2. Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimi i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos-kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës se Kosovës.
3. Nga Qeveria e Kosovës: kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.
Ju ftojmë ta mbështetni këtë peticion për drejtësi për Kujtimin dhe familjen e tij!
#RacizmiVret
#DrejtësiPërKujtimin
*Të dhënat personale të nënshkruesve të peticionit, do të ruhen në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat e përsëritura ose të dhënat e pavlefshme do të largohen nga lista.
----
Peticioni në gjuhën Rome
Peticia: Hako vash o Kujtimi!
Ano aprili 2019, truyal o leipe ano puqipe ano Policiyako Stacioni, S.O. yekh mursh 19 bershuno e Ashkali komunitetesko, akceptingya kay seksualuno atakingya e Kujtim Vesele yekh qhavo 11bershuno e Ashkali komunitetestar. Ano yekhuno vakti, S.O, sinele 15 aktakuze aktivune angli Policia thay Prokuroria. Numay yekh kotar o aktakuze kola siton ano rendo sto vash o mudaripe. Truyal o akceptipe e ovipyengo kotar o korkoro S.O, policia thay Prokuroria penjardile vash e seksualuni violence ini kotar o korkoro Kujtimi, oleski day, dad, dad e S.O. thay Centro vash e Sociyaluni Buti. Ano mamuipe e sa akale faktyengo, Policia thay prokuroria mukhle S.O. ano tromalipe.
Ayekha sar deklarinde S.O. korkoro ani Policia, e 11to yulea 2019 seksualuno atakingya thay mudargya e Kujtim Veseli ani Fush Kosova.
Prokurori Ruhan Salihu, kova sito respodimo vash o na rodipe e aqhavipesko thay anglophandlipesko e S.O. duy masek anglo mudaripe e Kujtimesko, qhivdili leske masa disciplinyuni vaktune tiknaripaske pokipesko 30%, vash o 6 maseka. Ni yekh yaver ofiseri na dengya respodipe ni penaluno, ni disciplinyuno ano garavipe e jivdipesko thay leparipesko e Kujtimeske.
Na resipe institucionaluno ano garavipe e Kuytimesko mothavla racizmi institucionaluno thay vastipe e diskriminaciyako pederal o Romano, Ashkaliyuno Egipqanyuno komuniteti ani Kosova. Seksualuni violence thay mudaripe e Kujtim Veselesko sine biakceptime thay akava dengya nota ini o Populaciako Avokati ano Raporti publikime vash akava ovipe. Policia thay Prokuroria sine penjarde kotar o buderi resursya vash o angluno vastipe thay manglape sine kay yekhatar te aqhaven thay te roden anglophandlipe e S.O. vash te garaven ledeipe thay jivdipe e Kujtimesko. Odoleske, ani rig akale peticiako roda:
1. Kotar e Policia Kosovaki thay Themeski Prokuroria: rodipe yeftisaripesko publikuno vash e familia Kujtim Veseli sebepi e ushkavipesko oleske hakesko ano jivdipe thay neglizipe e ovipesko.
2. Kotar o Sherunoprokurori e Themesko thay Themeski Prokuroria: iniciripe e biumlavde penalune rodlaripesko e prokurorynego thay policiyake ofiseryengo respodipe vash o ovipe, sar ini te anen anglo hako e respodime personyen vash o na keripe oficiyalune bukyako thay ushkavipe e yekhune statusesko e themutnengo Kosovake Republikako.
3. Kotar o Kosovako Raipe: kompenzipe vash o ushkavipe e manushikane hakesko vash e familia e Kujtim Veselesko. Kharaha tumen te azutinen akaya peticia vash o hako vash o Kujtimi thay oleski familia!
#Racizmi Mudarla
#HakoVashKujtimi