Faleminderit për interesimin tuaj për të qenë vullnetar në Konferencën Ekonomike Njëditore të Business Network Albania në Londër.
Ky formular shërben për regjistrimin e interesit për të mbështetur eventin që do të mbahet më të shtunën, 21 Mars 2026, në Mercure London Earls Court.
Vullnetarët do të ndihmojnë në mbështetjen e aktiviteteve gjatë ditës dhe do të jenë pjesë e një eventi profesional dhe komunitar që bashkon profesionistë dhe sipërmarrës shqiptarë.
Në përfundim të eventit, vullnetarët do të pajisen me një certifikatë mirënjohjeje, e cila shërben si dëshmi e përvojës së tyre vullnetare.
Detaje të mëtejshme do t’u komunikohen vullnetarëve të përzgjedhur më afër datës së eventit.