Transitions dhe BIRN Kosova shpallin thirrjen për bursë për gazetarë të interesuar për të shkruar storje për Gazetarinë që Ofron Zgjidhje në Kosovë.
Do të ofrohen 3 deri në 5 bursa që kapin shumën prej 500 deri në 900 dollarë për një artikull. Përveç mbështetjes financiare, ne gjithashtu ofrojmë udhëzime gjatë gjithë kohës së prodhimit të artikullit në me qëllimin që ato të arrijnë cilësinë sa më të lartë të mundshme.
Për këtë bursë mund të aplikojnë si gazetarët me kontratë ashtu edhe ata që janë të lirë. Storjet duhet të bëhen në gjuhën angleze (mos u merakosni, nuk ka nevojë të jenë në anglishte perfektë!), por ju jeni të lirë që ta publikoni atë në gjuhën tuaj amtare.
Për më shumë informata rreth programit të Transitions për Gazetarinë që Ofron Zgjidhje, ju lutem vizitoni këtë link:
http://toleducation.org/solutions-journalism/en/microgrants-mentoring/ Nëse jeni të interesuar, ju lutem plotësojeni aplikacionin e mëposhtëm.
Afati për aplikim: 24.05.2020
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni me Doruntina Baliu nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në:
doruntinabaliu@jetanekosove.com