Ndërgjegjësimi dhe Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri
Ky pyetësor ndërmerret në kuadër të projektit "Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale", financuar nga Bashkimi Evropian (IPA III/2024), që po zbatohet nga Qendra ALERT në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Të dhënat e mbledhura në këtë pyetësor do të përdoren vetëm për qëllime analitike dhe ndërgjegjësuese, në kuadër të projektit. Pjesëmarrja është vullnetare dhe përgjigjet tuaja do të mbeten anonime. Pyetësori zgjat rreth 8 minuta. Na ndihmoni të kuptojmë më mirë zërin e konsumatorëve!