Tema: “Guidat shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down” Data: 3.10.2025
Ora: 9:00-16:30
Vendi: Tirana International Hotel, Salla Classic
Pjesëmarrës: Mjekë familje, mjekë të përgjithshëm, mjekë specialist etj.
Përshëndetje,
Duke ju falënderuar për interesin e treguar për pjesëmarrje në konferencën tonë, dëshiroj t’ju informoj që konferenca është 1 ditore dhe do të zgjasë nga ora 9:00-16:30.
Qëllimi i konferencës është njohja e profesionistëve të shëndetësisë me “Guidat shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down” të hartuara nga Global Down Syndrome Foundation dhe të sjella në gjuhën shqipe nga Fondacioni Down Syndrome Albania.
Programi i konferencës është gjithëpërfshirës dhe përfshin lektorë të huaj të cilët kanë punuar për hartimin e guidave të të rriturve dhe lektorë vendas të cilët në praktikën e tyre klinike kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të të rriturve me sindromën Down.
Kapaciteti maksimal i pjesëmarrjes nga profesionistët e shëndetësisë është 70 persona të fushave: mjekë familje, mjekë të përgjithshëm, pediatër, specialitete të pediatrisë etj.
Organizimi i kësaj konference mbështetet nga Global Down Syndrome Foundation nëpërmjet projektit “Reach for Health-II”.
Për vëmendjen tuaj: 1- Pjesëmarrja në konferencë është e detyrueshme përgjatë gjithë ditës.
2- Në përfundim të konferencës duhet të plotësoni formularin e e vlerësimit dhe atë të njohurive.
3- Pjesëmarrja në konferencë është PA PAGESË.
4- Konferenca është në proces akreditimi nga ASCK.
Për çdo pyetje apo paqartësi lutem kontaktoni: Flavia Shehu
Cel: +355692325874
E-mail:
f.shehu@dsalbania.org