Thirrje për antarësim në Klubin e Filmit 7Arte
A ju pëlqen të shikoni filma me njerëz që nuk i njihni në një mjedis miqësor?
7Arte ju fton që të bëheni pjesë e klubit të filmit – 7Arte, ku së bashku do të kemi mundësi që të
shfaqim filma dhe të diskutojmë mbi filmin.
Qëllimi i Klubit të Filmit 7Arte është që të nxisë diskutimet dhe të menduarit kritik mbi filmin artistik, historinë e kinemasë, si dhe zhvillimet e reja në industrinë e filmbërjes në nivel vendi dhe atë ndërkombëtar.
Ejani që së bashku të shijojmë magjinë e artit të shtatë!
Afati i fundit për të aplikuar në 7Arte Film Club është 03.08.2021.