Qëllimi i kësaj thirrje
publike është ofrimi i trajnimeve për kompanitë ndërtimore dhe
stafin e tyre në regjionin e Prishtinës dhe Gjilanit. Ky trajnim është i
fokusuar në fushën e vetëdijesimit të punëtorëve dhe punëdhënësve për masat
mbrojtëse dhe siguria në punë.
Trajnimet do të zgjasin nga dy
ditë, dhe fillojnë në muajin Prill 2023. Do të përzgjidhen dy grupe me nga 20 pjesëmarrës,
një në Prishtinë dhe një në Gjilan.
Kriteret për pjesëmarrje në
thirrjen publike për trajnimet e ofruara janë: kompanitë të cilat veprojnë në
Komunën e Prishtinës dhe Gjilanit dhe realizojnë aktivitetin e tyre në këto
komuna; Punëtorët dhe Punëdhënësit duhet të jenë të moshave 18-50 vjeç, staf
menaxhues i kompanive nga sektori i prodhimit dhe ndërtimeve; Të jenë të
gatshëm t’i ndjekin trajnimet sipas agjendës dhe planit. Përparësi për pjesëmarrje
në trajnime do të kenë ato kompani me numrin më të madh të punëtorëve të
deklaruar.
Pjesëmarrësit apo aplikantët
do të njoftohen me kohë për formim të grupeve, vendin, kohën dhe çështjet tjera
logjistike dhe administrative. Afati i fundit për aplikim është 10.04.2023
Të gjitha çështjet që lidhen
me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail
në adresën: fdc.kosovo@gmail.com
Kjo thirrje publike është krijuar me
mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Rritja e
vetëdijesimit të punëtorëve dhe punëdhënësve për masat mbrojtëse në
vendin e punës”. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e Future
Development Centre FDC dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit
Evropian, ATRC ose BIRN KOSOVË.