Request edit access
Start-up në sektorin kreativ dhe kulturor

Thirrje e hapur!

Për start-up në sektorin kreativ dhe kulturor

Afati i fundit për aplikim: 29 Nëntor 2022

Kohëzgjatja e programit: 1 dhjetor 2022 - 27 janar 2023

Si ekip i Autostrada Biennale jemi shumë të lumtur që po e lansojmë projektin e ri, i cili ka për qëllim që t’i përkrah 5 start-upe me program të edukimit, punëtori për zhvillim të shkathtësive dhe mbështetje me 3000 euro për blerjen e pajisive dhe mjeteve të ndryshme për punë. I gjithë programi do të realizohet në hapesirën tonë për edukim, prodhim dhe ekspozitë në Autostrada Hangar (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren).

Kush mund të aplikoj:

Ky program i targeton të rinjët me ide kreative nga rajoni i Prizrenit, të moshës 20-35 vjeç të cilët janë të interesuar të zhvillojnë startup-et e tyre në fushat e mëposhtme:

  1. Art, Dizajn dhe Artizanate (Përpunimi i drurit, përpunimi i metalit, skulpturë dhe pikturë dhe dizajni industrial)

  2. Dizajn Grafik dhe Komunikim

  3. Dizajn i modës

  4. Fotografi dhe Film Dixhital

Zhvillimi i programit do të ndahet në dy faza:

Në fazën e parë do të përzgjedhen 10 pjesëmarrës me idetë e tyre për start-up lidhur me fushat e lartëshënuara. Këta të rinjë do ta ndjekin programin e edukimit nga një ekip profesional i cili do të punoj me pjesëmarresit për zhvillimin e ides, pregaditjet e planit të biznesit dhe strategjinë afatgjate të punës. Në fund të fazës së parë të gjithë pjesëmarrësit do të marrin çertifikata për pjesëmarrje në program.

Faza e dytë e programit:

Nga 10 pjesëmarres të programit të edukimit do të përzgjedhen 5 ide më të mira për startup të cilat do të mbështeten me nga 3000 euro për blerje të mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për ta filluar biznsesin në sektorin kreativ dhe kulturor. Pajisjet dhe mjetet do të blihen nga Autostrada Biennale për pjesëmarresit e përzgjedhur pasi që ata i hapin bizneset e tyre ose dëshmojnë se e kanë të hapur biznesin e tyre jo më të vjetër se 2 vite.

Idetë per start-up nuk janë të kufizuara në një individ, ato mund të jenë edhe nga një grup prej 2-3 pjesëmarrësish që tashmë kanë qenë të angazhuar në programin e edukimit dhe dëshirojnë ta zhvillojnë iden e tyre të përbashkët. Fituesit e përzgjedhur duhet të jenë të gatshëm të fillojnë operimin e biznesit në territorin e komunës së Prizrenit.

Procesi dhe kriteret e përzgjedhjes për 10 pjesëmarrës

Për t'u kualifikuar për pjesëmarrje në thirrje, aplikanti/ja duhet:

- Të jetë shtetas i Kosovës dhe banor rezident i komunës së Prizrenit (dëshmohet me kopjen e letërnjoftimit)

- Të ketë ide biznesi, të paregjistruar më parë, ose të jetë biznes i regjistruar jo me i vjetër se 2 vite me adresë regjistrimi në Komunën e Prizrenit si dhe me qarkullim më të vogël se 30,000 Euro.

- Të jetë i/e moshës nga 20 deri në 35 vjeç.

- Ta plotësojë aplikacionin tërësisht duke iu përgjigjur në detaje të gjitha pyetjeve me fokus në iden kreative të biznesit dhe strategjinë e saj afatgjate.

- Ta dergojë portofolion e punëve të mëparshme në email adresën: education@autostradabiennale.org

Pjesëmarrësit e përzgjedhur në listën e ngushtë do të intervistohen.

Ky projekt mbështetet nga GIZ dhe ITP Prizren.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na shkruani në education@autostradabiennale.org ose na telefononi në +38349415800 çdo ditë pune nga ora 10:00-17:00.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe mbiemri / Name & Surname *
Data e lindjes / Date of birth: *
MM
/
DD
/
YYYY
Gjinia / Gender: *
Vendi i banimit / Place of residence: *
Gjuhët e folura / Languages spoken: *
Numri i telefonit / Phone Number: *
Fusha në të cilën po aplikoni / Areas applying for / (zgjedh vetëm një mundësi / chose only one option): *
Përshkruaj iden e biznesit / Describe the business idea (max 2000 characters) *
Përshkruaj strategjinë e biznesit / Describe the business strategy (max 2000 characters) *
Si e shihni veten dhe biznesin tuaj pas 5 vitesh? / How do you see yourself and the business in 5 years? (max 1000 characters) *
Shkathtësitë / Skills: *
Cilat janë nevojat tuaja sa i përketë mjeteve dhe pajisjeve të cilat ne mund t'ju mbështesim? / What are your needs in terms of tools and equipment that we can support
*
Përvoja e mëparshme / Prior Experience: *
Emri i biznesit aktual (nëse e keni të rregjistruar jo më të vjetër se dy vite) / Current business name (if registered no older than two years)
Ju lutem mos harroni ta dergoni portofolion e punëve të mëparshme në email adresën / Please do not forget to send the portfolio of previous works to the email address:
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy

Does this form look suspicious? Report