TWIST:Trajnim “Sipërmarrja Sociale si Praktikë e Ripërdorimit Social të Aseteve të Konfiskuara” - TIRANA
Trajnimi për organizatat dhe bashkitë Belsh, Devoll, Durrës, Elbasan, Gramsh, Kamëz, Kavajë, Kolonjë, Korçë, Kukës, Librazhd, Maliq, Peqin, Vorë, Pogradec, Prrenjas, Pustec, Shijak, Tiranë, dhe Organizatave të Shoqërisë Civile që veprojnë në këto bashki, do të organizohet si më poshtë:
MODULI 1: Analiza e nevojave territoriale
Data: 8 qershor 2022
Ora: 10.00-14.00
Vendi: Tiranë
Ekspertë shqiptarë
MODULI 2: Sipërmarrja sociale: një praktikë e ripërdorimit social të një pasurie të konfiskuar duke përmirësuar menaxhimin e sipërmarrjeve sociale nga përvoja italiane në atë shqiptare
Data: 9 qershor 2022
Ora: 10.00-14.00
Vendi: Tiranë
Ekspertë shqiptarë
MODULI 3: Ripërdorimi social i pronave të konfiskuara: një praktikë e mirë për të forcuar zhvillimin e komunitetit nëpërmjet zbatimit të shërbimeve në nivel lokal
Data: 21 qershor 2022
Ora: 10.00-14.00
Vendi: Tiranë
Ekspertë italianë
MODULI 4: Hartimi i një projekti pilot: aspektet financiare dhe praktike për t'u përfshirë në përpunimin e një plani të menaxhimit të sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar
Data: 22 qershor 2022
Ora: 10.00-14.00
Vendi: Tiranë
Ekspertë italianë
MODULI 5: Bashkëpunimi strategjik ndërmjet sipërmarrjeve sociale, OSHC-ve dhe autoriteteve vendore/kombëtare për të përmirësuar ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara
Data: 27 qershor 2022
Ora: 10.00-13.00
Vendi: Online
Ekspertë italianë
Pjesëmarrja është e hapur për jo më shumë se dy (2) persona nga cdo bashki dhe organizatë. Pritet që pjesëmarrësit të ndjekin të gjitha modulet e trainimit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.