Request edit access
Mundësitë dhe sfidat për diasporën shqiptare
Si vazhdimësi e Samitit të Diasporës Shqiptare të nëntorit 2016, Germin dëshiron të krijojë një Grup punues me njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarë nga e gjithë bota për të përpiluar një Plan të veprimit për angazhimin e diasporës shqiptare në botë. Synimi i këtij grupi është që të promovojë një lidhje më zyrtare dhe më të afërt mes shqiptarëve nëpër botë. Samiti i Diasporës ishte një hap i parë i mirë në këtë drejtim, por vazhdimësia e qëndrueshme dhe e suksesshme kërkon që ne bashkërisht të zhvillojmë një qasje të bashkërenduar mirë.

Ne besojmë që vetëm përmes një bashkëpunimi më zyrtar dhe të institucionalizuar mund të realizohet potenciali i plotë i diasporës së madhe shqiptare. Kjo nuk mund të realizohet vetëm nga qeveria e Shqipërisë, nga qeveria e Kosovës, ose nga diaspora shqiptare duke punuar të vetme në vakumin e tyre siç ka ndodhur deri tani. Kjo nuk mund të realizohet plotësisht përmes marrëveshjeve të atypëratyshme dhe jozyrtare. Ka ardhur koha për një bashkëpunim më zyrtar, dhe ne mendojmë që ky proces duhet të drejtohet sa më shumë që është e mundur nga diaspora shqiptare në mënyrë politike dhe profesionale gjatë punës së përbashkët me zyrtarë publik dhe privat në Shqipëri dhe Kosovë.

Nëse keni marrë pjesë në Samitin e Diasporës dhe/ose jeni të interesuar në çështjet e diasporës, duam t’ju ftojmë t’i bashkëngjiteni ekipit tonë, i cili do të përpilojë një Plan të veprimit shtatëpikësh për angazhimin e diasporës shqiptare botërore në fushat në vijim:

Korniza ligjore dhe institucionale për përfshirjen e diasporës
E drejta e votës për diasporën dhe përfaqësimi në Kuvend
Politika Ekonomike dhe për investim të diasporës
Promovimi i shkëmbimit profesional me diasporën shqiptare
Shkëmbimi edukativ dhe kulturor
Promovimi i projekteve të diasporës lokale në qytetet/rajonet e përzgjedhura në vendet amë.
Organizatat Jo-qeveritare dhe Filantropia e diasporës shqiptare

Germin do të krijojë një ekip prej 10-15 personash për të udhëhequr këtë përjekje dhe për secilën nga shtatë temat ne shpresojmë të kemi ekipe prej 10-15 personash që punojnë së bashku. Qëllimi është të përpilohen plane të veprimit shumë të shkurtra dhe të thjeshta me nga 1-2 faqe për secilën temë, dhe secili Plan i veprimit do të përfshijë një periudhë prej gjashtë muajsh. Ne do t’i propozojmë qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që Planet e veprimit të diskutohen në New York City në shtator 2017 së bashku me udhëheqësit e të dy vendeve kur ata janë në New York për mbledhjen vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ne jemi një diasporë shqiptare dhe jo dy apo tri apo katër, dhe mendojmë që është e rëndësishme të takohemi më udhëheqësit e të dy vendeve së bashku për të shtyrë tutje një qasje koherente, të bashkërenduar, dhe të njëtrajtshme për angazhimin e diasporës shqiptare.

Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni kësaj përpjekje, ju lutemi regjistrohuni për temat që jeni të interesuar të punoni.

Orari ynë i propozuar është:

Prill - Publikimi i përpjekjeve tona për diasporën shqiptare botërore, thirrja për komente dhe sugjerime për ide dhe prioritete
Maj - Krijimi i grupeve punuese dhe ekipeve të njerëzve që do të punojnë së bashku për secilën nga shtatë temat
Qershor - Gusht – Hartimi dhe përfundimi i Planeve të veprimit për secilën nga shtatë fushat
Shtator – Takimi me zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar të Shqipërisë dhe Kosovës dhe sigurimi i përkushtimit të tyre për të zbatuar Planet e veprimit
Tetor dhe tutje – Zbatimi i Planeve të veprimit

Faleminderit shumë, dhe presim të dëgjojmë nga ju dhe të punojmë bashkë në të ardhmen.

OJQ Germin
www.diasporaflet.org
+386 (0) 49 564 100

Fushat në vijim: *
Required
Emri dhe mbiemri *
Your answer
Email
Your answer
Numri i telefonit
Your answer
Qyteti dhe Shteti i vendbanimit aktual *
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms