Request edit access
Trajnim për "Fasader" dhe "Gipser-montues"
Trajnim iështë i përgatitur për të rinjtë e papunësuar të moshës 17 deri 29 vjeç. Trajnimet mbahen në Shkup dhe ftesa është e hapur për personat me banim në Shkup, Gostivar, Tetovë, Veles, Kumanovë dhe rrethinat e tyre. Aplikantë mund të jenë :
- maturantët
- personat me arsim të mesëm (shkolla e ndërtimtarisë) pa përvojë pune

Programi "FASADER" mundëson pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe aftësi për të aplikuar teknikat themelore në ndërtimin e fasadës dhe murevetë brendshme, të gjitha llojet e fasadave me materiale bashkëkohoree, riparimin e fasadave të dëmtuara dhe shkatëruara, etj.Vëmendje e veçantë i është kushtuar edukimit për izolim termik dhe tonik gjatë përpunimit të fasadave dhe mureve të brendshme, si dhe trajnim për efikasitetin energjetik të ndërtesave. Kohëzgjatja e programit është 240 orë, prej të cilave 75 orë janë trajnim teorik, 155 orë trajnim praktik në kushte reale të punës, si dhe 10 orë për vlerësim të arritjeve. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pjesëmarrësit do të marin çertifikatë "Fasader"

Programi "GIPSER-MONTUES" mundëson pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe aftësi për zbatimin e teknikave themelore në fornmimin e tavaneve t5 leshuara dhe dekorative, mureve ndarëse, harqeve te ndryshme dekorative e kështu me rradhë duke perdorur gips-kartonet e ndryshme dhe adekuate, perdorimin e pajisjeve te nevojshme ne vendin e punës. Kohëzgjatja e programit është 180 orë, prej të cilave 55 orë janë trajnim teorik, 115 orë trajnim praktik në kushte reale të punës, si dhe 10 orë për vlerësim të arritjeve. Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pjesëmarrësit do të marin çertifikatë "Gipser-montues"

Trajnimet realizohen në qendren e trajnimit "Kraft Master"-Shkup dhe perkrahen nga programi për rritje te punesimit dhe tregut "Milieukontakt Maqedoni" si pjesë e projektit "Iniciativat e edukimit qytetar për efikasitetin e klimës dhe energjisë " në realizim të Shoqatës Go Green.

Duke aplikuar në këtë trajnim ju bëheni pjesëmarrës të këtij projekti. Pjeëmarja në këtë trajnim ju kushton vetëm 2,000 denarë (çmimi i rregullt i trajnimit është 30.000 den.). Për pjesëmarrësit në këtë afat numri është i kufizuar.

Afati i fundit për aplikim është deri më 25 Maj 2017. Për më shumë informata ju lutemi na kontaktoni në info@bidizelen.org
Për të marrë pjesë në trajnim duhet plotesuar aplikimin në vijim:

Programin per trajnim "Fasader" apo "Gipser-montues" *
Emri dhe mbiemri juaj *
Your answer
Data e lindjes *
MM
/
DD
/
YYYY
Vendi/Adresa *
Your answer
E-mail *
Your answer
Nr. i telefonit *
Your answer
Niveli i arsimimit *
Your answer
A keni përvojë të mëparshme në profesionet ndertimore? Nëse PO ju lutemi specifikoni ku, në cilën periudhë kohore dhe çfarë detyre keni pasur. *
Your answer
A jeni dakord për të bashkë-financuar 2000 den. të qenë pjesë e këtij trajnimi? *
Jepni komentet tuaja
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Bidi Zelen. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms