Request edit access
PUNËTORI: "FUTURE FRAMES" Përdorimi i platformave AI (Intelegjenca Artificiale) në Dizajn Grafik dhe Multimedia

Hyrje / Përshkrim

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Fakulteti i Arteve të Aplikuara, organizon një punëtori njëditore interaktive dhe eksperimentale me temë:
“Përdorimi i platformave AI në Dizajn Grafik dhe Multimedia”.

Kjo punëtori do të zhvillohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes studentëve, duke kombinuar punën eksperimentale dhe diskutimet nën kujdesin e profesorëve të fakultetit dhe udhëheqjen e Dren Osmanit – i cili sapo ka përfunduar studimet në Dizajn Grafik dhe Multimedia dhe ka përvojë në fushën e arteve digjitale dhe ekspozitave digjitale.

Punëtoria synon të ofrojë studentëve:

  • Njohuri praktike mbi përdorimin e platformave të inteligjencës artificiale si Runway, Kling, Sora, DALL·E, ChatGPT etj.,

  • Mundësi për të eksperimentuar me projekte digjitale në kushte praktike,

  • Hapësirë për të reflektuar mbi potencialin dhe kufizimet e AI në dizajn grafik dhe multimedia,

  • Pjesëmarrje në një proces krijues që do të shërbejë si nisme për organizimin e ekspozitës së dytë digjitale realizuar nga UShAF.

Data: 06 shtator 2025
Vendi: UShAF, salla 303
Të drejtë aplikimi: Studentët e vitit I, II dhe III (Dizajn Grafik dhe Multimedia)
Vendet janë të kufizuara, prandaj përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e aplikimeve.

Ky aktivitet ka karakter praktik, eksperimental dhe bashkëpunues, duke i ofruar studentëve një mundësi të re për të testuar idetë e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e platformave të artit digjital brenda universitetit.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe Mbiemri *
Viti i studimeve *
Numri juaj kontaktues/Email adresa *
10. A keni përvojë me programe dizajni dhe multimedia?
(mund të zgjidhni më shumë se një opsion)
*
Required
A përdorni platforma të Intelegjencës Artificiale, nëse po, Cilat platforma AI keni përdorur deri më tani? *
Required
Shkruani shkurtimisht pse dëshironi të merrni pjesë në këtë punëtori. *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy

Does this form look suspicious? Report