Edicioni i dytë i 'Programit për aktivizëm'
Let’s work together - bëhu lider potencial i së ardhmes përmes “Programit për aktivizem”
'Nga Teoria rreth Aktivizmit deri në praktikë', Programi për Aktivizëm është programi kryesor që organizata jonë do të ofroj për aktivistët e rinj. Ky program do të përmbledhet në 16 sesione nga muaji Mars deri në fund të muajit Qershor dhe bazohet në kurrikulën e krijuar nga profesionistët e fushave, specifikisht për këtë program. Në fund të 4 moduleve, pjesëmarrësit do të zhvillojnë iniciativa të financuara nga projekti.
Modulet të cilat janë pjesë e programit: Qytetaria Aktive, Lidershipi, Mendimi kritik dhe Menaxhim të Kampanjave/Inicativave.
Ku do të mbahet?
Trajnimi do të mbahet në
komunën e Gjakovës.
Kush mund të aplikoj?
Cdo i ri i moshës 14 deri 18 vjeç nga Rajoni i Gjakovës.
Data e fundit për aplikim: 3 Mars, 2023.
Trajnimet do të fillojnë me datën 11 Mars, 2023.
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, na kontaktoni në e-mailin info@activismroots.org ose numrin e telefonit 048124200.
Ju do të informoheni të gjithë për pranimin apo mos pranimin e aplikimit tuaj përmes e-mailit nga organizata Activism Roots. Transporti për të gjithë pjesëmarrësit do të rimbursohet.
Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të trajnimit. Ky trajnim është në kuadër të projektit 'Programi për aktivizëm' që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, të mbështetur nga
EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim.