Ftojmë të rinjtë që janë të interesuar të marrin pjesë në punën vullnetare që do të organizohet për 'Ditën Ndëkombëtare të Rinisë' që tashmë është tradicionale në Komunën e Gjakovës.
Konferenca e Vullnetarëve në Rajonin e Gjakovës do të organizohet
një event të madh ku do të ftohet instucione, organizata jo-qeveritare të Kosovës që punojnë në këtë fushë, organizatat ndërkombëtare që mbështesin vullnetarizmit dhe OJQ-të, të rinjtë e Gjakovës, mediat, figurat publike dhe të gjithë personat që kanë ndikim publik dhe kanë kontribuar për vullnetarizmin. Gjatë këtij eventi d
o të shpallen vullnetarët e vitit që vijnë nga komuna e Gjakovës.
Kjo konferencë do të organizohet për Ditën Ndëkombëtare të Rinisë, në Parkun 'Ali Podrimja', nga ora 20:00. Ky event do të ketë për qëllim edhe aktivizimin e të rinjëve vullnetar gjatë ditës dhe rrejtizimin e vullnetarëve me përfaqësues të shoqërisë civile nga gjithë Kosova, me të ftuar nga organizata ndërkombëtare dhe poashtu nga institucione të Republikës së Kosovës, që mirren direkt me vullnetarizmin.
Keni kohë të aplikoni deri me datën 8 Gusht.