Syri i Vizionit në kuadër të projektit "E ardhmja kohesive" financuar nga GCERF, fton të rinjët nga rajoni i Pejës të marrin pjesë në trajnimin për "Orientimin dhe Eksplorim në karrierë".
🔎 Qëllimi i trajnimit është të ndihmojë individët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre profesionale duke u ofruar njohuri, aftësi dhe strategji për të orientuar dhe eksploruar karrierën e tyre në mënyrë të informuar dhe efektive. Kjo realizohet përmes inkurajimit të vetë-zbulimit, zhvillimit të aftësive për planifikimin e karrierës, promovimit të të menduarit kritik, përdorimit të strategjive të efektshme për kërkimin e punës, inkurajimit të vazhdimësisë së mësimit gjatë gjithë jetës dhe kultivimit të qëndrueshmërisë së karrierës. Trajnimi synon të pajisë individët me mjete dhe burime për të arritur sukses në karrierën e tyre të zgjedhur dhe për të kapërcyer sfidat dhe pengesat në rrugën e tyre profesionale.
📲
Mundësi aplikimi për të gjithë, mbi moshën 16 vjeç.
📍Vendi i trajnimit:
Pejë
Vitomiricë
Gorazhdevc
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës Googleform.
Për ndihmë dhe informacione shtesë ju lutem na kontaktoni tek e-mail office@syriivizionit.org ose telefoni +38349577868
Transporti do të rimbursohet për të gjithë pjesëmarrësit.
Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të trajnimit.