Mirësevini në anketën mbi standardet dhe praktikat e industrisë ESG (Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes) në sektorin e transportit dhe logjistikës, në kuadër të projektit Erasmus+ SEE-GL. Qëllimi i kësaj ankete është të identifikojë standardet kryesore, ndryshimet dhe fushat që kanë nevojë për përmirësim, për të ndihmuar në zhvillimin e një kurrikule VET të fokusuar në ESG.
Mbrojtja e të Dhënave (GDPR): Është e rëndësishme të theksohet se, në përputhje me rregulloren GDPR, ne e kuptojmë dhe e vlerësojmë rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë së pjesëmarrësve. Ne garantojmë se të dhënat e mbledhura do të përdoren ekskluzivisht për qëllime akademike dhe kërkimore brenda këtij projekti. Bashkëpunimi dhe koha juaj e dedikuar për plotësimin e kësaj ankete vlerësohen shumë dhe janë thelbësore për suksesin e projektit. Ju falënderojmë për kontributin tuaj.
Termat dhe konceptet me kuptim gjinor të përdorura në këtë dokument i referohen njësoj të dy gjinive (mashkullore dhe femërore) dhe të dyja numrave (njëjës dhe shumës), pavarësisht nëse janë përdorur në gjininë mashkullore apo femërore, apo në numrin njëjës apo shumës.