1. KONTEKSTI I PROBLEMIT

Përdorimi i zjarrit në bujqësi dhe pylltari (veçanërisht në bujqësi) ka rrënjë të gjata historike dhe është pjesë e bujqësisë dhe blegtorisë tradicionale një nga praktikat më të vjetra në Evropë dhe në mbarë botën.

Kjo praktikë tradicionale kundërshtohet nga shumë specialistë. Ekspertë të fushës pas kërkimeve të gjata kanë dalë në përfundime për efektet e dëmshme të djegies së tokave, të korrave, etj.  Sipas studimeve diegia e tokës raportohet se ul vlerat e pH të dherave, lëndët organike dhe lëndët ushqyese duke degraduar seriozisht pjellorinë dhe produktivitetin e tokës. Ndërsa është e ditur se lënda organike e tokës është një rezervuar për lëndët ushqyese të bimëve, rrit kapacitetin mbajtës të ujit, mbron struktura e tokës kundër ngjeshjes dhe erozionit, dhe në këtë mënyrë përcakton produktivitetin e tokës.  Një tjetër efekt I raportuar është edhe emetimi i gazrave serrë në atmosferë.

Kërkime të tjera kanë treguar se djegia e përsëritur dhe afatgjatë e kashtës ose barit (kullotave) mund të ketë një efekt negativ më të përhershëm në cilësinë e tokës dhe shëndetin e përgjithshëm të tokës. Djegia e përsëritur mund të shkaktojë ulje afatgjatë të rendimentit, e cila nuk mund të kompensohet me shtimin e plehut.  

Ajo që është edhe më shqetëuese është se djegia e tokave është një nga arsyet kryesore të shfaqjes së zjarreve në pyje, pothuajse kudo në botë. Sipas Vlerësimit Global të Burimeve Pyjore 2005 – Raport mbi zjarret në Rajonin e Mesdheut, përqindja e zjarreve në pyjeve të shkaktuara nga diegia e kullotave dhe tokave bujqësore varion nga 20 në 40%.

Për të gjitha arsyet më sipër rezulton se nga një anë kemi një praktikë tradicionale e cila ëshët thuajse e pamundur ta eliminosh dhe nga ana tjetër lind domosdoshmëria për ta dispilinuar këtë praktikë.

Në këtë kontekst sfida për ligjvënësin është të ofrojë një zgjidhje për të bërë të mundur bashkëjetesën mes traditës dhe rregullimit ligjor. Në vendin tonë rregulla për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri parashikohen në një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore në fuqi, të cilat nuk kanë qenë efektive dhe kjo duket nga numri i lartë i zjarreve në pyjet dhe kulloatat në vend.

Ky dokument ka në focus përmirësimin e kësaj pjese të legjislacionit. Për këtë qëllim së pari është evidentuar ajo pjesë e legjislacionit që i korespondon rregullimeve ligjore në mbrojtje të pyjeve dhe tokave nga zjaret.  Në një pamje sipërfaqësore vihet re se janë disa ligje të fushave të ndryshme që plotësojnë këtë kuadër ligjor, si ai për zjarret, ligji për pyjet, ligji për mbrojtjen civile, ligji për fondin kullosor. Gjithashtu vihet re se mungon një akt nënligjor me fuqi të plotë juridike, që të rregullojë posacërisht djegien e kontrolluar të kullotave dhe të korrave (në tokat bujqësore), kriteret e lejimit të këtij procesi, rregullave para, gjatë dhe pas këtsaj procedure.

Me qëllim plotësimin e legjsilacionit, si fillim janë shqyrtuar ligjet dhe aktet nënligjore që rregullojnë këtë cështje. Mes kësaj analize janë evidentuar organet e ngarkuara nga ligji me ruajtjen e pyjeve nga zjarri, janë evidentuar vakumet ligjore dhe dispozitat e ligjit që autorizojnë krijimin e një akti nënligjor që të rregullojë në mënyrë të posacme ruajtjen e pyjeve nga zjarri dhe disiplinimin e zajrrëvënieve në toka bujqësore dhe kullota dhe pyje. Në përfundim është hartuar edhe projekt akti në fjalë.  

Për këtë më parë janë studiuar disa legjislacione në Evropë dhe rajon, ëshët parë legjislacioni ndërkombëtar që adreson edhe këtë problem, edhe pse jo në mënyrë të posacme, por shpesh herë në mënyrë indirekte.

  1. PRAKTIKA TË MIRA LIGJORE

Ka disa modele të rregullimit ligjor për përdorimin e zjarrit me rezultate të mira.

Gjermania

Në Gjermani, si anëtare e BE-së, përdorimi i zjarrit për djegien e kashtës dhe mbeturinave në pyll është e ndaluar. Por duke marrë parasysh praktikën shumëshekullore të përdorimit të zjarrit në bujqësi dhe blegtoria, në nivel vendor, me leje të posaçme dhe kushte të veçanta të përcaktuara, lejohet djegia e kashtës dhe mbeturinave në ara, vreshta dhe pemishte. Për shkak të kontrollit të rreptë në terren dhe respektim të dispozitave ligjore, kjo metodë jep rezultate të mira. Por duhet thënë se kjo aplikohet në sipërfaqe shumë të vogla.

Ashtu si në Gjermani, djegia e fushave dhe kullotave bujqësore në Greqi, Spanjë apo Portugali është e ndaluar. Por, bujqësia dhe fermerët ende masivisht praktikojnë djegien tradicionale të kashtës dhe kullota. Si rrjedhojë, përqindja e zjarreve në pyje të shkaktuara prej tyre është e madhe.

Siç u tha tashmë, shtetet anëtare të BE-së i përshkruajnë këto masa në përputhje me rregulloren e KE-së nr 1259/1999, Protokollet e Kiotos dhe të tjera të ngjashme.

Në Në vende të tjera jashtë BE gjithashtu diegia e tokave është e ndaluar përvecse kur miratohet me një leje dhe në kushte të vecanta. Kufizimi i diegies në legjislacione të ndryshme varet nga përvojat e përdorimit të zjarreve në të tashmen dhe të shkuarën.

Serbia

Ky problem në Serbi është i rregulluar në ligjin për pyjet dhe ligjin për tokën bujqësore diegia me zjarr në pyll është e ndaluar në një distancë më të vogël se 200 m nga buza e pyllit. Përjashtim bëjnë ndezja e zjarrit në pyll ose tokë pyjore, në një vend që është caktuar për atë qëllim, në mënyrë të duhur dhe të shënuara qartë me zbatimin e masave.

Maqedonia

Në Maqedoni, si në shumë vende të tjera, rregulloret ligjore janë në përputhje me konventat ekzistuese, protokollet, etj., por problemi me përdorimin e zjarrit si mjet në bujqësi dhe pylltari nuk është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme. Këto janë veçanërisht të konsiderueshme për praktikën e djegies së tokave bujqësore dhe kullosore. Rreth 20-30% e zjarreve në pyje vijnë nga pakujdesia e ndezjes së tokave bujqësore dhe kullotave.

Arsyeja kryesore për këtë është moszbatimi i ligjeve në praktikë, politika e dobët penale dhe niveli i ulët i vetëdijes së bujqësisë dhe fermerëve për rreziqet dhe pasojat negative nga përdorimi i zjarrit. Duke i përmbledhur të gjitha këto fakte, mund të konkludojmë disa gjëra:

  1. Arsyetimi për ndalimin total ose mënyrën e përcaktuar rreptësisht të përdorimit të zjarrit në bujqësi dhe pylltari është i pamohueshëm. Megjithë përfitimet e përdorimit të tij, të padiskutueshme, një sërë pasojash negative të natyrës së gjallë dhe të vdekur janë të pambrojtura.
  2. Konventat ndërkombëtare, direktivat etj., si dhe legjislacioni kombëtar (në Evropë) e rregullojnë plotësisht këtë çështje.
  3. Problemi kryesor janë mekanizmat e dobët (në shumicën e vendeve evropiane) për kontroll dhe sanksionet për shkeljen e këtyre ligjeve. Kjo vjen nga fakti se shkelësit nuk e bëjnë këtë me qëllim për të shkelur ligjin dhe për të përfituar një përfitim ekonomik, por kryesisht nxitet nga tradita më e lashtë e përdorimit të zjarrit si mjet në bujqësi, blegtori dhe pylltari. Një arsye tjetër për këtë është ndërgjegjësimi i ulët i kësaj kategorie njerëzish për efektet e dëmshme të kësaj praktike.
  4. Zgjidhja e këtij problemi është e mundur vetëm përmes një qasjeje të integruar. Krahas legjislacionit të mirë ekzistues, duhet punuar në mekanizmat e kontrollit, por shumë më tepër në edukimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës rurale. Prandaj, duhet të punohet në rregulloret dhe kushtet në të cilat lejet parashikojnë përdorimin e zjarrit në bujqësi, blegtori dhe pylltari.

  1. LEGJISLACIONI NDËRKOMBËTAR

Kërcënimet kryesore ndaj biodiversitetit janë: zhvillimi industrial, urbanizimi, gjuetia ilegale, peshkimi, erozioni i tokës, energjia dhe minierat, transporti dhe turizmi, sektorë këto që kanë ndikim në shumëllojshmërinë biologjike. Faktorët kryesorë të humbjes së biodiversitetit janë aktivitetet antropogjene ku shpyllëzimi dhe shkretëtirëzimi i tokës së punueshme, aq sa shkatërrimi i livadheve dhe kullotave, kanë pasur një ndikim të madh në ndryshimet e habitateve në të kaluarën e afërt. Ndërtimi i rrugëve dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit ose ndërtimi i digave, ndërtimi i tubacioneve, ndotja që vjen nga origjina të ndryshme, zjarret, sëmundjet dhe ndryshimet klimatike janë dhe do të jenë arsyet e degradimit dhe fragmentimit të habitateve në Shqipëri.

Duke marrë parasysh të gjitha këto sipas Rregullores së KE 1259/1999 diegia e kullotave dhe tokës bujqësore në vendet e BE-së është e ndaluar, përveç nëse lejohet nga autoritetet kompetente për arsye shëndetësore të bimëve.

Dokumente tw tjerw ndwrkombwtarw, tw cilwt kanw ndikim parimor mbi çwshtjen qw tratojmw janw edhe:

  • Konventa e Bernës (Bern, 1979) (ratifikuar nga parlamenti i Shqiperise me Ligjin nr. 8294, date 2.3.1998) Për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit naturor evropian. Objektiva kryesore është ruajtja e florës dhe faunës së egër dhe habitateve natyrore.
  • Kodi i Praktikës së Mirë Bujqësore për Parandalimin e Ndotjes së Ujit, Ajrit dhe Tokës në Strategjinë Tematike Evropiane për mbrojtjen e tokës (2006).

  1. LEGJISLACIONI SHQIPTAR

  1. Ligji 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” është ligji kuadër që rregullon fushën e zjarrvënieve.

Në nenin 2 të këtij ligji parashikohet misioni i këtij ligji ku:

“Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, në vijim shërbimi i MZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.”

Më tej në nenin 8 parashikohen kompetencat e  ministrit të mbrojtjes, ku janë vecuar ato kompetenca që i shërbejnë mbrojtjes së pyjeve nga zjarri, konkretisht:

 

“a) përcakton objektivat për zbatimin e politikave të përgjithshme dhe të programit të qeverisë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin;

b) orienton zbatimin e politikave të veprimtarisë së shërbimit të MZSH-së, me qëllim rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimin shkallë vendi.

2. Ministri nxjerr udhëzime, në zbatim të ligjit, për të unifikuar veprimtarinë e shërbimit të MZSH-së, të cilat janë të detyrueshme për çdo bashki, institucion, subjekt privat apo shtetëror.”

     

Kompetenca më të zgjeruara në këtë fushë ka Kryetari i bashkisë, ku sipas nenit 9 të ligjit janë:

gj) planifikon fonde për trajnimin, kualifikimin periodik dhe rritjen e aftësive profesionale të personelit zjarrfikës që ka në juridiksion;

h) siguron, nëpërmjet mjeteve të informimit publik që ka në dispozicion, informimin për edukimin e komunitetit me njohuritë dhe masat e mbrojtjes kundër zjarrit;

Ndërsa detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të MZSH-së, përcaktohen në nenin 10 si më poshtë:

“a) harton rregullore për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fuqi, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

b) harton dhe unifikon metodologjinë për masat e parandalimit, ndërhyrjes dhe inspektimit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;

c) bashkëpunon me kryetarin e bashkisë për zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore;

…….”

Në nenin 13 përcaktohen kompetencat e shërbimit vullnetar të MZSH-së:

“1. Në bashki krijohet shërbimi vullnetar për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, në përputhje me këtë ligj, dhe ai bëhet pjesë e shërbimit të MZSH-së në nivel vendor.

2. Struktura, uniforma dhe shenjat dalluese të veçanta, të punonjësit të shërbimit vullnetar të MZSH-së, miratohen me vendim të këshillit bashkiak.”

Të drejtat dhe detyrat e shërbimit të MZSH-së, parashikohen në nenin 48, ku përcaktohet se:

“….

g) njofton, rregullisht, publikun për detyrat dhe masat në fushën e sigurisë nga zjarri dhe shpëtimin, për rreziqet që vijnë në rast zjarresh, fatkeqësish natyrore, teknologjike, si dhe për mënyrën e dhënies së ndihmës në këto raste, përmes formave të ndryshme të informimit.”

  1. Ligji “Për pyjet”, nr 57/2020 sic sugjerohet edhe nga tituli, rregullon kompetencat dhe rregullat për administrimin për pyjet.

Sipas këtij ligji, në nenin 12 të tij përcaktohet se “…kriteret dhe rregullat për dhënien në përdorim të fondit pyjor përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave” 

Në nenin 25 rregullohet shfrytëzimi për veprimtari ekonomike në fondin pyjor kombëtar. Sipas këtij neni:

“ Pjesë të fondit pyjor publik jepen në shfrytëzim/përdorim për zhvillimin e veprimtarive ….. Rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar për këto veprimtari caktohen me udhëzim të ministrit.”

Në nenin 30, pika 3 përcaktohet se: “Ndalohet ndezja e zjarreve në fondin pyjor kombëtar, publik apo privat, në tokat e tjera në afërsi të tyre, si dhe çdo veprim tjetër që përbën burim ose shkak për përhapjen e pakontrolluar të tyre.:

Ndërsa në pikën 4 në vijim parashikohen masa për parandalimin e zjarreve në fondin pyjor kombëtar, ku konkretisht:

a) strukturat përgjegjëse për pyjet në bashki/zona të mbrojtura, si dhe pronarët privatë organizojnë sistemin e vrojtim-sinjalizimit duke zbatuar të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile dhe për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;

b) struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, si dhe pronarët privatë, çdo vit hartojnë planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, për sipërfaqen e fondit pyjor kombëtar në territorin e tyre, ku përfshihen mjetet në dispozicion, si dhe numri i personave të organizuar në njësitë e posaçme për këtë qëllim, duke koordinuar dhe zbatuar të gjitha përcaktimet e ligjit përkatës për mbrojtjen civile, vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe planin vendor për emergjencat civile;

c) plani për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor kombëtar miratohet nga këshilli bashkiak brenda muajit mars të çdo viti. Bashkitë koordinojnë këtë plan me detyrimet e ligjit përkatës për mbrojtjen civile, për të siguruar funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre. Subjektet, që ushtrojnë veprimtari në fondin pyjor kombëtar, detyrohen sipas ligjit përkatës për mbrojtjen civile të garantojnë mbrojtjen nga zjarret në këto sipërfaqe, duke hartuar/përditësuar planet për mbrojtjen e tyre nga zjarret, të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të bashkisë dhe prefekturës, si edhe detyrimin për rregulloret e brendshme të tyre;

ç) struktura përgjegjëse për pyjet në bashki organizon çdo vit fushata informimi, sensibilizimi dhe trajnimi për parandalimin e zjarreve në pyje. Këto fushata organizohen në nivel kombëtar edhe nga ministria dhe agjencia.

5. Për shuarjen e zjarreve në pyje:

a) njësitë e vetëqeverisjes vendore, komunitetet lokale dhe pronarët privatë ngrenë njësi të posaçme dhe bashkëpunojnë ndërmjet tyre, si dhe me strukturat e tjera shtetërore sipas detyrimeve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, përdoruesit e pyjeve përmes përfaqësuesve të tyre lokalë dhe pronarët privatë mbajnë të dhëna statistikore për zjarret në pyjet brenda territoreve të tyre dhe raportojnë pranë agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet;

b) shpenzimet për shuarjen e zjarreve përballohen nga struktura ose subjekti që ka në pronësi pyllin dhe nga buxheti i shtetit në rastin e një prone me rëndësi kombëtare, historike, kulturore, arkeologjike, ekologjike etj.

6. Për masat e mbrojtjes së pyjeve nga rreziku i zjarrit zbatohen parashikimet e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.”

Në përfundim në pikën 9 parashikohet se “për mbrojtjen e fondit pyjor kombëtar, përcaktohen kriteret dhe rregullat për kullotjen në pyje me udhëzim të ministrit.”

Në nenin 36 të ligjit parashikohen kundravajtjet administrative ku: “Dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë… ndezja e zjarreve jashtë vendeve të caktuara apo në fondin pyjor kombëtar, publik dhe privat, në tokat e tjera në afërsi të tyre, si dhe çdo veprim tjetër që përbën burim ose shkak për përhapjen e pakontrolluar të tyre

  1. Ligji nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar, rregullon administrimin e fondit kullosor.

Në një nga dispozitat e kwtij ligji, konkretisht në nenin 22 parashikohet se:

“1. Djegia e kullotave dhe livadheve nga pronari, nga përdoruesi apo nga persona të tjerë është e ndaluar dhe ndëshkohet, sipas rastit, nëse është kundërvajtje administrative, në përputhje me dispozitat e këtij ligji ose, nëse përbën vepër penale, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Penal.

Djegia e kullotës apo livadhit mund të lejohet vetëm në raste të veçanta dhe me miratimin e struktursës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki, në territorin e së cilës ndodhet.”

Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki, për djegien e kullotës, jep miratim me shkrim, në përputhje me udhëzimin e ministrit, ku përcaktohen rregullat dhe procedurat e këtij veprimi.

Në rast zjarri në kullota dhe livadhe, drejtoria që mbulon kullotat në ministri, bashki, pronarët privatë, Forcat e Armatosura e çdo shtetas, që ndodhet në afërsi, njoftojnë organet e mbrojtjes nga zjarri (MNZ), organet e shërbimit pyjor e të pushtetit vendor, si dhe marrin pjesë për shuarjen e tij. Shpenzimet për shuarjen e tij i ngarkohen personit që ka vënë zjarrin ose përballohen nga pronari, kur zjarri ka ndodhur për shkaqe natyrore.

  1. Në VKM nr. 1080, datë 22.12.2010 “Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve”.

Ky Vendim rregullon një pjesë të mirë të problematikës së zjarrvënies në pyje, por efektshmëria dhe fuqia ligjore e këtij akti nuk është e qartë.

Së pari, ky akt nuk ka qenë efektiv. Vlen të theksohet se nga takimet me specialistët në institucionet shtetërore përgjegjëse për zjarret në pyje një pjesë e tyre nuk e njohin këtë akt gjë, e cila tregon për mungesën e efektivitetit të këtij akti.

Së dyti, ky akt është i bazuar në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” (I ndryshuar), i cili është shfuqizuar nga ligji i ri për pyjet nr.57/2020.  

Nga njëra anë, VKM-ja në fjalë është teorikisht ende në fuqi, pasi ligji i ri për pyjet dispozitat tranzitore të tij parashikon se aktet që nuk bien ndesh me këtë ligj vijojnë të jenë në fuqi dhe ky akt nuk bien ndesh me këtë ligj në rastin më të keq në pjesën më të madhe të tij. Por nga ana tjetër një akt nënligjor duhet detyrimisht të autorizohet nga ligjet në fuqi, gjë e cila i mungon kësaj VKM-je dhe kjo e bën të debatueshme fuqinë ligjore të kësaj VKM-je.

Gjithashtu, kjo VKM në frymën e legjislacionit më të gjerë të ndryshuar në disa aspekte ka nevojë  për tu azhornuar. Për të gjitha këto arsye rekomandohet hartimi i një akti nënligjor i ri i cili mund të marrë për bazë rregullime të vecanta të përcaktuara në këtë VKM dhe kështu adresohen problematikat e prezantuara më sipër në mënyrë më të saktë sa i takon teknikës legjislative, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt edhe në qartësinë e rregullimit ligjor por edhe në efektshmërinë e zbatimit të një akti të ri.  

  1. Urdhër i Kryeinspektorit të ISHMPUT (Inspektoriati shteteror I mjedisit, pyjeve ujerave dhe turizimit nr. 285, datë 20.06.2018 “Për përcaktimin e metodologjisë së raportimeve mujore dhe javore të kundërvajtjeve administrative dhe penale në fondin pyjor, kullosor, të gjuetisë, të zjarreve dhe respektimin e afateve kohore të informimit”

Nw momentin e hartimit tw kwtij dokumenti, hartuesit nuk disponojnw ende njw kopje tw kwtij urdhwri, i cili wshtw kwrkuar pwrmes njw kwrkese pwr informacion dhe mbetet pwr t’u zhvilluar nw njw moment tw dytw.

  1. KONKLUZIONE & REKOMANDIME DHE ÇWSHTJE QW NGRIHEN PWR DISKUTIM

  1. Konkluzione dhe rekomandime paraprake

Nga kërkime të ndryshme por edhe nga takimet me ekspertë të fushës në vend të përzgjedhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pranohet se pjesa më madhe diegies së tokave vjen për shkaqe tradicionale të prktikës bujqësore dhe blegtaroale dhe tradita është e  vështirë të ndryshohet vetëm me legjislacion. Në këtë kuptim përmirësimet ligjore duhet patjeytër të shoqërohen me masa të tjera edukuese/ndërgjegjësuese. Megjithatë për qëllim të këtij dokumenti ne jemi fokusuar vetëm në ndryshimet ligjore, sipas rekomanidmeve në vijim.

  1. Në zbatim të nenit 13 të ligjit nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Këshilli Bashkiak i çdo njwsie tw qeverisjes vendore rekomandohet të krijojë sa mw shpejt shërbimin vullnetar për mbrojtjen nga zjarri. Ky shërbim mund të luajë një rol aktiv në masat parandaluese, mes njoftimeve, infomrimit të publikutr, edukimit të tij, etj.

  1. Rekomandohet që në Vendimin e Këshillit të Ministrave që do të miratohet në zbatim të nenit 12, të ligjit nr 57/2000, “Për pyjet”, të parashikohen detyrime të posacme për përdoruesit e fondit pyjor, për parandalimin e zjarrit. Në mënyrë alternative këto detyrime mund të jenë pjesë e Udhëzimit të Ministrit, i ngarkuar nga neni 25 i ligjit nr 57/2020, për të nxjerrë udhëzim për përcaktimin e rregullave dhe procedurave tw kërkimit, shqyrtimit e miratimit të kërkesave për dhënie në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar.

  1. Administrimi dhe përgjegjësia për marrjen e masave kundër djegies eventuale në kullota të jetë detyrim kontraktual, shoqëruar me penalitete në rast të shkeljes së këtij detyrimi. Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari në fondin kullosor, sipas nenit 17 pika 3 të ligjit nr. 9693 datw 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik, i cili organizohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose, për kullotat bashkiake, nga njësia e qeverisjes vendore. Me subjektin fitues lidhet kontrata, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet, që duhen zbatuar gjatë ndërtimit dhe ushtrimit të veprimtarisë. (neni 18 i ligjit). Në zbatim të nenit 30 të ligjit nr 57/2020, Ministri miraton Udhëzimin për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për kullotjen në pyje. Rekomandohet që në këto rregullime të parashikohen detyrimi pwr pwrfshirjen e kushteve dhe penaliteteve kontraktuale për pwrgjegjwsinw e përdoruesve tw kullotave, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për zjarrvëniet në kullotat në përdorimin e tyre.

  1. Në zbatim të nenit 30 të ligjit nr 57/2020, Këshilli Bashkiak duhet të miratojë cdo vit brenda muajit mars, planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin kombëtar. Rekomandohet që në hartimin e këtij plani të ftohen të marrin pjesë edhe përdoruesit/shfrytëzuesit e fondit pyjor dhe kullosor, (lehtësisht të identifikueshëm nga bashkia nga kontratat me ta). Kjo pritet të ketë dy efekte: (1) Përdoruesit e fondit pyjor/kullosor mund të ndërgjegjësohen për pasojat negative të djegies së tokave dhe do tu jepet një rol aktiv në parandalimin e djegies. Në mënyrë alternative këta të fundit mund të incentivohen edhe me shpërblime monetare, për rastet e suksesit, sidomos kjo praktikë mund të sjellë rezultat në zonat me rrezikshmëri të lartë zjarrvënie, si jugu i Shqipërisë, ku raportohet se praktika e djegies së kullotave është traditë. (2) Njëkohësisht në këtë plan duhet të parashikohet edhe ngritja e njësive të posaçme që bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe me strukturat e tjera shtetërore.  

  1. Pjesë e dokumenteve planifikues të territorit si në nivel vendor dhe në nivel qendror duhet të jetë ndërtimi i rrugëve të kalimit, rreth pyjeve, i cili raportohet të jetë një nga shkaqet që pamundësojnë shërbimin zjarrfikës të ndalojë përhapjen e zjarrit në një kohë të shpejtë. Ky qwllim mund të duhet tw realizohet përmes njw amendimi tw ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, duke shtuar shprehimisht kwtw kriter nw hartimin dhe miratimin e dpkumenteve tw planifikimit tw territorit.

  1. Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr 9693/2007 “Për fondin kullosor”, Ministri i Bujqësisë duhet të miratojë udhëzimin për dhënien e miratimit me shkrim të lejes për djegien e kullotës apo livadhit, ku të përcaktojë rregullat dhe procedurat e këtij veprimi.

  1. Çwshtje tw tjera qw ngrihen pwr diskutim

  1. Në zbatim të nenit 8 të ligjit 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” Ministri i Brendshwm nxjerr një udhëzim për të unifikuar veprimtarinë e shërbimit të MZSH të detyrueshme për cdo njwsi tw qeverisjes vendore. Çfarw sugjerohet tw pwrfshihet nw kwtw udhwzim? Cili aspekt ka mw shumw nevojw pwr unifikim?

  1. Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Drejtoria e Përgjithshme e MZSH harton rregulloren për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi, e cila miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. A do ishte ky dokumenti kryesor ku tw pwrfshihet rregullat pwr moratorium tw djegies dhe ato tw djegies sw kontrolluar? A duhet tw adresohen tw gjitha parashikimet e VKM nr.1080, datë 22.12.2010 “Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve”, e cila pwr pasojw do tw shfuqizohet plotwsisht?.

  1. Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr 9693/2007 “Për fondin kullosor”, Ministri i Bujqësisë duhet të miratojë udhëzimin për dhënien e miratimit me shkrim të lejes për djegien e kullotës apo livadhit, ku të përcaktojë rregullat dhe procedurat e këtij veprimi. A do ishte njw formulw mw e saktw qw ky udhwzim tw mbwshtetej edhe mbi rregulloren e miratuar me VKM sipas pikws sw mwsipwrme? A do duhet tw vendosen nw kwtw dokument kriteret e lejes pwr djegien e kontrolluar?

DRAFT

“PËR RREGULLAT PËR PARANDALIMIN DHE SHUARJEN E ZJARREVE NË PYJE DHE NË KULLOTA,”

Shwnim: Ky draft mund tw pwrshtatet si pjesw e rregullores pwr mbrojtjen nga zjarri dhe shpwtimi, sipas ligjit nr. 152/2015, e cila miratohet nga Kwshilli i Ministrave, ose pjesw tw caktuara mund tw pwrshtaten pwr pwrfshirje nw udhwzimin e Ministrit tw Bujqwsisw sipas ligjit nr. 9693/2007 “Pwr fondin kullosor”.

1. Për parandalimin dhe zbulimin në kohë të rreziqeve nga zjarret në pyje e kullota, si dhe për shuarjen e tyre, Shwrbimi pwr Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpwtimin nw njwsitw e qeverisjes vendore ka këto detyra:

a) Harton planet e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, në pronësi e në administrim të qeverisjes vendore, në përputhje me planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, të miratuar nga Kwshilli Bashkiak, dhe me udhëzimet e Drejtorisë së Pwrgjithshme tw MZSH. Në këto plane të jepen në mënyrë të hollësishme masat e veprimet e domosdoshme për parandalimin e rreziqeve nga zjarri, veprimet për zbulimin e shuarjen e zjarreve dhe për rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarri.

b) Organizon njw sistem tw vrojtim-sinjalizimit, i cili funksionon gjatë gjithë vitit në shkallë të ndryshme gatishmërie, në varësi të sezonit të zjarreve.

c) Organizonë, për shuarjen e zjarreve dhe eliminimin e pasojave të tyre, njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) tw pwrcaktuara me vendim tw Kwshillit Bashkiak, të cilët veprojnë gjatë periudhës 1 maj - 15 tetor, për pyjet në pronësi të qeverisjes vendore.

ç) Planifikon pajisjen, shpërndarjen dhe përdorimin efektiv të burimeve njerëzore e të materialeve që ka në dispozicion.

d) Drejton fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rrezikun e zjarreve dhe mbrojtjen nga zjarri.

dh) Në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisw sw Pwrgjithshme tw MZSH, organizon trajnimin dhe kualifikimin e punonjësve të NJVSHZ-ve, për shuarjen e zjarreve.

2. Njwsitw e qeverisjes vendore miratojnw planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor e kullosor vendor, për të gjitha format e pronësisë dhe/ose të përdorimit për njwsinw e qeverisjes vendore, duke marrë më parë vlerësimin e Drejtorisw sw Pwrgjithshme tw MZSH.

3. Ndalohet djegia e kashtës së të korrave të kulturave bujqësore, ose barwrave apo parazitwve, që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në pyje dhe kullota, gjatw periudhws nga 1 Maj deri 15 Tetor.

4. Procesi i parashikuar nw pikwn 3 pwr periudha tw tjera tw vitit mund tw kryhet vetwm pas marrjen e lejes nga njwsia e qeverisjes vendore. Nw leje pwrshkruhen masat parandaluese, sipas formatit tw miratuar nga Drejtoria e Pwrgjithshme e MZSH, nw pwrputhje me kriteret e pikws 3 tw nenit 22, tw ligjit nr. 9693 datw 19.03.2007 “Pwr fondin kullosor”.

5. Për parandalimin e zjarreve, Shwrbimi i MZSH kryen veprimet e mëposhtme:

a) Ndalojnë në largësi 200-300 metra ndezjen e zjarreve në pyje e kullota ose jashtë tyre, që rrezikon djegien e pyllit ose të kullotës;

b) Ndalojnë tymosjen e bletëve në pyje e kullota, përveçse kur ky veprim kryhet me mjete që kanë pajisje të posaçme dhe kapak plotësisht të mbyllur;

c) Mbajnë nën kontroll vizitorët, ekskursionistët, grupet sportive, gjatë vizitave të tyre në pyje e kullota;

ç) Ndalojnë përdorimin e tapave të fishekëve të gjahut prej materiali që merr zjarr lehtë (lini, letër, pece etj.);

d) Ndalojnë djegien e kashtës së të korrave të kulturave bujqësore që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në pyje dhe kullota, gjatw periudhws nga 1 Maj deri 15 Tetor, si dhe ndalojnw kwtw process pwr periudha tw tjera tw vitit pa marrjen e lejes nga njwsia e qeverisjes vendore;

dh) Kërkojnë ndalimin e qitjeve me predha që shkaktojnë zjarr në zonat me drurë pyjorë të thatë dhe mbeturina pyjore (gjethe, shkarpa, kalbësira etj.) e në kullota;

e) Vendosin në udhëkryqe e vende të dukshme tabela me shënime për mbrojtjen nga zjarri;

ë) Mbajnë në gatishmëri sistemin e lajmërimit dhe mjetet e komunikimit;

f) Organizojnë prova gatishmërie për të verifikuar skemat e lajmërimit, grumbullimin e njerëzve, gatishmërinë e mjeteve e të sistemeve të ndërlidhjes e të komunikimit.

4. Për shuarjen e zjarreve, Shwrbimi i MZSH zbaton detyrimet e përcaktuara në planet e masave, të miratuara sipas pikës 3 të këtij udhwzimi.

5. Për pyjet komunale dhe për pyjet private, masat parandaluese zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore e pronarët privatë, në përputhje me kërkesat e planit, të miratuara nga njwsia e qeverisjes vendore.

6. Pronarët ose pwrdoruesit privatë ngrenë infrastrukturën për mbrojtjen nga zjarri dhe kontrollohen nga Inspektoriati pwr Mbrojtjen e Territorit për zbatimin e masave parandaluese e të masave për ndërhyrje në raste zjarresh.

7. Nën linjat e tensionit të lartë që kalojnë në pyje dhe kullota, krijohet një trase me gjerësi 20-30 metra, e cila pastrohet vazhdimisht nga drurët dhe mbulesa vegjetative, për të shmangur zjarret dhe aksidentet e mundshme nga defektet dhe këputjet e linjave. Punimet për hapjen dhe mirëmbajtjen e traseve bëhen në bazë të një projekti teknik, që hartohet dhe miratohet nga njwsia e qeverisjes vendore pwrkatwse, e cila ndjek edhe zbatimin e projektit. Shpenzimet dhe përgjegjësinë për kryerjen e këtij operacioni i ka operatori i sistemit tw transmetimit ose administruesi i linjës.

8. Në anët e rrugëve kombëtare që kalojnë në afërsi të pyjeve, ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve pastrojnë skarpatet e rrugëve nga vegjetacioni i djegshëm me qëllim parandalimin e zjarreve.

9. Ndezja e zjarreve në brendësi të zonave të mbrojtura bëhet vetëm në zona të përcaktuara nga administrata e këtyre zonave, pasi të jenë marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të përshtatshme që parandalojnë përhapjen e zjarrit.

10. Gjatë operacioneve të parandalimit e të shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota, në të cilat ka banesa ose objekte të tjera civile, njësitë e qeverisjes vendore, personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë bashkëveprojnë me Shwrbimin e MZSH, duke shkëmbyer informacione dhe burime njerëzore e materiale, sipas nevojave respektive dhe mundësive reale.