Published using Google Docs
Politikat e Privatësisë dhe kushtet e pëdorimit
Updated automatically every 5 minutes

Politikat e Privatësisë dhe kushtet e pëdorimit

Kushtet themelore

- Ju duhet të jeni mbi moshën 16 vjeç për të përdorur këtë faqe.

- Ju jeni përgjegjës për çdo aktivitet që ndodh nën emrin tuaj të përdoruesit.

- Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e fjalëkalimit tuaj të sigurt.

- Ju nuk duhet të abuzoni, të trazoni, të kërcënoni ose të frikësoni një përdorues tjetër të faqës Balkan.guide

- Ju nuk mund të shfrytëzoni shërbimet e faqes "Balkan.guide" për ndonjë qëllim të paligjshëm apo të ngjashëm. Përdoruesit ndërkombëtarë bien dakord në përputhje me të gjitha ligjet vendore lidhur me sjelljen online dhe përmbajtje të pranueshme.

- Ju jeni vetë përgjegjës për sjelljën tuaj dhe për çdo të dhënë, tekst, informacion, fotografi, profil, lidhje (përmbajtje) që ju paraqitni, postoni, dhe shfaqni në shërbimin "Balkan.guide"

- Ju nuk duhet të modifikoni, të përshtatni ose theni (hack) faqen "Balkan.guide"  apo të modifikoni një faqe interneti që në mënyrë të rrejshme të thotë se është e lidhur me "Balkan.guide".

- Ju nuk duhet t'i krijoni ose t'i dërgoni asnjë email të padëshiruar (spam) ndonjë përdoruesi të "Balkan.guide".

- Ju nuk duhet të mbledhni informacione rreth përdoruesve apo vizitorëve të tjerë, përfshirë email adresën, pa pëlqimin e tyre.

- Ju nuk duhet të përdorni robot, spider, ose mjete tjera të automatizuara për të hyrë në Balkan.guide dhe mbledhur ndonjë lloj informacioni apo përmbajtje, pa pasur miratimin tonë me shkrim për të bërë një gjë të tillë.

- Ju duhet të respektoni të gjitha ligjet qe sanksionojn përdorimin e faqeve "online" si dhe rregullat e Balkan.guide.

Shkelja e ndonjërës prej këtyre rregullave do të rezultojë në mbylljen e llogarisë tuaj në "Balkan.guide".  Derisa "Balkan.guide"  ndalon një sjellje dhe përmbajtje të tillë në faqen e saj, ju e kuptoni dhe pranoni që "Balkan.guide" nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtje të vënë në faqen e saj të internetit dhe ju megjithatë mund të jeni të ekspozuar ndaj materialeve të tilla dhe që ju e kuptoni dhe pranoni që shërbimin "Balkan.guide" e përdorni në rrezikun tuaj.

Kushtet e përgjithshme

- Ne rezervojmë të drejtën të modifikojmë ose të përfundojmë shërbimin "Balkan.guide" për çfarëdo arsye, pa kurfar njoftimi dhe në çdo kohë.

- Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë. Nëse ndryshimet përbëjnë një ndryshim thelbësor (veqantë) në Kushtet e Përdorimit, ne do të ju njoftojmë nëpërmjet email-it në internet në bazë të preferencave të shprehura në llogarinë tuaj. Çfarë përbën një "ndryshim thelbësor" do të përcaktohet në bazë të vlerësimit tonë, në mirëbesim dhe përdorimin e sensit të përbashkët dhe gjykimit të arsyeshëm.

- Ne rezervojmë të drejtën, në pajtim me ligjet në fuqi, t'ia refuzojmë shërbimin kujt do, për ndonjë arsye dhe në çfarë do kohe.

- Ne mund, por nuk kemi asnjë detyrim për të fshirë përmbajtjen dhe llogaritë që përmbajnë, përmbajtje që sipas vlerësimit tonë janë të paligjshme, fyese, kërcënuese, shpifëse, nënqmuese, të pahijëshme ose në çfarë do forme të pakëndshme apo që shkelin pronën intelektuale të ndonjërës palë apo këto Kushte të Përdorimit.

- Ne rezervojmë të drejtën për t'i kërkuar (për t'i marë) emrat e përdoruesve në emër të bizneseve ose individëve që mbajnë të drejtën ligjore apo markën tregtare mbi ato emra të përdoruesve.

Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe - elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi e "Balkan.guide" apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të "Balkan.guide". Nëse mendoni se përmbajtja që posedon "Balkan.guide" është e juaja dhe se ajo është abuzuar, ju lutem na kontaktoni në info@balkan.guide.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen tek palët e treta.

Përshkrimi Produktit

Balkan.guide nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime.  Nëse në ndonjë mënyrë (të paqëllimshme , gabim ) mund të jen bër lëshime teknike gjat publikimit të informatave në faqen "Balkan.guide" , ju lusim të na kontaktoni.

Mbrojtja e Blerësit 

Qëllimi jonë për ta bërë "Balkan.guide" platformën më të sigurtë për të blerë online nuk ndalet vetëm me masat e sigurisë, por edhe me masat që mbrojnë blerësit. Duke qenë se blerësit janë ata që kryejnë pagesat pa pasur produktin në dorë, kemi vendosur disa rregulla shumë strikte me shitësit që asnjë palë mos të ketë mundësi abuzimi.

Rimbursim të Plotë 

Nëse për arsye të ndryshme nuk jan përmbushur premtimet (detyrimet) e përcaktuara ne informatat e udhëtimeve të publikuara , si: anulimi i udhëtimit, defektet teknike të mjeteve gjatë udhëtimit , etj. "Balkan.guide" ju garanton rimbursimin e shumës së paguar për atë shërbim.

Pagesat

Pagesat në "Balkan.guide" mund ti kryeni përmes kartës së Kreditit ose Debitit lëshuar nga cilado bankë në Kosovë ose jashtë saj. Kartelat e pranuara janë: Visa Globe, Visa Electron, MasterCard, dhe Maestro.

 

Marrëdhënia me Shitësit/Agjentët 

Me çdo shitës (agjent) që pranon të shesë produktet e  "Balkan.guide", vendosim një marrëdhënie ligjore përmes një kontrate që përcakton kushtet dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo do të thotë se shitësi (Agjentëti) është i detyruar të i përmbahet rregullave të përcaktuara në kushtet e përdorimit , si dhe marrveshjeve dypalëshe ku parashihen kushtet e bashkëpunimit. Këto janë detyrime kontraktuale të cilat shitësit (Agjentët)  janë të detyruar ti respektojnë.  Ne jemi një platformë transparente që mban anën e të drejtës dhe do ju mbështesim për çdo ankesë që keni.

Çmimet e Produkteve 

Të gjitha çmimet e produkteve të listuara, kanë të përfshirë të gjitha taksat . "Balkan.guide" detyrohet të pranoj çdo çmim me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse çmimi i produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. "balkan.guide" ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-faqe, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro ose Cmimi i një produkti është zero (0) atëherë Balkan.guide ka te drejtë që ta anuloj atë porosi.

KEQPËRDORIMET DHE NDËSHKIMET

Në rastet kur konstatohet se ka pasur keqpërdorim të faqes "Balkan.guide", do të ndërmirren masa penale dhe ndëshkuese deri në formën e padisë në organet përkatëse, si dhe rasti do të inicohet edhe në polici në degën e hetuesisë të krimeve elektronike.