FTESË PËR OFERTË

Emri: Opportunity Balance and Overcoming (OB&O)
Adresa: Rrëshen, Mirditë
E-mail: opbaov@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 17.07.2026

Opportunity Balance and Overcoming (OB&O) po zbaton projektin “Aftësi Digjitale - Inovacion Rinor” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të paisje informatike videoprojektor dhe White board interaktive.

Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 17.07.2026, në adresën e e-mailit: opbaov@gmail.com ose në adresën postare Opportunity Balance and Overcoming,Rruga At Gjergj Fishta, Rreshen.

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, OB&O do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet sipas përshkrimeve në tabelën e mëposhtme.

 

Nr

Përshkrimi i mallit/ shërbimit/

Copë

Çmimi/njësi

PA TVSH

Çmimi/njësi

Me TVSH

1

Videoprojektor: Teknologji LCD ose DLP, rezolucion minimal Full HD (1920×1080), ndriçim minimal 4,000 ANSI Lumens, kontrast minimal 15,000:1, lidhje HDMI/USB/VGA, altoparlant i integruar, garanci min. 24 muaj. Ofertuesi duhet të paraqesë fletën teknike të produktit.

10

 

2

Tabelë interactive: Ekran interaktiv minimum 75”, rezolucion 4K UHD (3840×2160), minimum 20 pika prekjeje simultane, Android i integruar, RAM min. 8 GB, memorie min. 64 GB, Wi-Fi, HDMI dhe USB, softuer edukativ i përfshirë, montim mural dhe garanci min.

1

 

 

Specifikime të përgjithshme teknike:

Paisjet duhet të jenë të reja dhe cilësore cilësore dhe të përshtatshme për aktivitetet trajnuese dhe në përdorim për shkolla. Blerja e paisjeve do të realizohet sipas afateve dhe kërkesave të organizatës.

Ofrimi i pajisjeve kërkohet gjatë periudhës Qershor–Korrik. Datat e sakta të dorëzimit do të përcaktohen në kontratën që do të lidhet me subjektin fitues. Ofertuesi duhet të specifikojë në ofertë periudhën e garancisë për secilin produkt, kushtet e shërbimit pas shitjes, si dhe të paraqesë listën e plotë të aksesorëve dhe komponentëve që përfshihen në furnizim. Gjithashtu, ofertuesi duhet të bashkëngjisë fletët teknike (datasheets) të produkteve të propozuara.

Kushte të përgjithshme:

  1. Subjektet duhet të jenë të regjistruara dhe të licensuara rregullisht me objekt veprimtarie furnizimin e mallrave të kërkuara;
  2. Preferohen subjekte të regjistruara me aktivitet në territorin e Bashkisë Lezhë;
  3. Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email-it në adresën e organizatës opbaov@gmail.com brenda datës 17.07.2026 ora 16.00 ose në adresën postare Opportunity Balance and Overcoming,Rruga At Gjergj Fishta, Rreshen.

Nuk pranohen ofertat dorazi.

4.      Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të identifikohet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  1. Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB -së i përditësuar (jo më i vjetër se 30 ditë nga data e dorëzimit të ofertës)
  2. Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër;
  3. Numrin e llogarisë bankare.

Operatori që ofron mallrat me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.