Albania now on Google Street View

 

Google today announced the launch of Street View for Albania, allowing users to view and navigate 360 degree street-level imagery of streets and sites across the country.

 

From National Theatre of Opera and Ballet of Albania in bustling downtown Tirana, to the majestic Ohrid Lake, and onwards to an area of outstanding natural beauty of Theth National Park,  and archeological wonders of Durrës Amphitheatre, Albania is as beautiful as it is rich with history, the 360 panoramic images showcases some of the country’s most important tourist and historical sites and natural beauty. To capture this imagery, we drove around 4.600 kilometers across every state and province so that you can virtually explore this unique country.  

 

Southern Albania also known as Albanian riviera has spectacular scenery, sandy and island beaches such as Borshi Beach or Ksamil Beach rivalling nearby Greece and Croatia. Tourists from the South-East Europe and Italy have been visiting this part of Albania for quite some time but the rest of Europe is just starting to discover the region.

Street View is a popular free feature of Google Maps which was launched in May 2007 and is already available across 77 countries around the world. It is also available in Google Earth and on Google Maps for Mobile.

 

To access the imagery, search for a location in Google Maps for mobile (available for both Android and iOS), and select the Street View option to enter your own 360-degree tour. You can check out a hotel before arriving, make travel plans, arrange meeting points, or get a helping hand whenever you need to find your way around. Tourists from all over the world will be able to check how to reach most beautiful beaches, historic or cultural sites.

 

Helena Kesic Kojan, Program Manager, EMEA Street View Operations: “Today we are very excited to be launching Street View in Albania. Street View will open up the beautiful streets and sites of this wonderful country to users around the world. Now Albanian businesses and users can enjoy the many benefits of the service.”

 

Albanians and people throughout the world can make travel plans, check out a restaurant before arriving, arrange meeting points, or just explore and get to know the area better.

 

Businesses can also benefit from the Street View technology by embedding Google Maps directly into their site for free, helping them to promote a chain of hotels or increase awareness of a local store or restaurant. For example: a real estate agent can offer his potential clients a 360-degree view of the street where he has a property for sale. Tourists can also easily check prior to holidays the exact destination and look of the hotel and the areas around it where they are about to spend the long awaited holiday.  

Milena Harito, State Minister for Innovation and Public Administration is very pleased to announce that Albania is now part of the worldwide platform Google Street View and would like to thank Google for its  action in Albania since April 2016.

During 8 weeks Google collected images in Berat and Gjirokaster, two cities part of the world heritage list, in the cities of the Adriatic beautiful sea coast Durrës, Sarandë and Vlorë, in the lakes costal cities of Pogradec and Shkoder, as well as in other attractive cities as Korcë, Elbasan, Lezhë, Fier, and of course in our capital Tirana.

Google Street View available in Albania will help visitors from all around the world to discover our small yet very rich country, to overcome the prejudices seeing by their eyes our dynamic cities and our beutiful coasts, mountains, lakes and cultural heritage, and will contribute, I am sure, to have more and more people visiting Albania.

But Google Street view will also facilitate the daily life of Albanian citizens by giving them information about the exact locations, travel plans, places to visit, etc.

The Albanian government is strongly committed to pursue its cooperation with Google in order to make available soon for its citizens and for Albanian-speaking people other Google tools, such as Google Adsense.

Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë, edhe Shqipëria është pjesë e platformës botërore Google Street View, dhe me këtë rast falënderon kompaninë Google e cila e filloi fotografimin e rrugëve në Shqipëri në muajin Prill 2016.

Përgjatë 8 javëve Google mblodhi imazhe në Berat dhe Gjirokastër, dy  qytete që janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, në qytetet e bregdetit të mrekullueshëm të Adriatikut dhe të rivierës Durrës, Sarandë dhe Vlorë, në qytetet historikë pranë liqeneve Shkodër dhe Pogradec dhe  në disa qytete me vlera të veçanta si Korça, Elbasani, Fieri, Lezha dhe sigurisht në rrugët e kryeqytetit tonë dinamik Tiranës.

Google Street View për Shqipërinë do të ndihmojë vizitorët nga të gjitha anët e botës të zbulojnë bukuritë natyrore të  vendit tonë të vogël por të larmishëm, të kapërcejnë paragjykimet dhe keqinformimin, duke i parë vetë imazhet e  qyteteve tona dinamike dhe bregdetin tonë të bukur, malet , liqenet dhe trashëgiminë tonë kulturore.  Jam e sigurtë se edhe falë Google Street View Albania  do të kemi më shumë njerëz që vizitojnë Shqipërinë në vitet që do të vijnë.

Por gjithashtu Google Street View do të lehtësojë edhe jetën e përditshme të vetë shqiptarëve duke ju ofruar informacion të saktë mbi vendodhjet e objekteve, planet e udhëtimit, vendet interesante për t'u vizituar,etj.

Qeveria Shqiptare është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Google në mënyrë që të bëjë të mundur shumë shpejt për qytetarët e vet, por edhe për të gjithë komunitetin shqipfolës, të tjera platforma të rëndësishme të Google siç është Google Adsense.

The Information and Data Protection Commissioner, Besnik Dervishi stated:  "The Information and Data Protection Commissioner has cooperated with Google Street View representatives aiming compliance of this application with data protection legislation and respecting the rights of Albanian citizens in the context of protecting privacy. Privacy is not an option, the Commissioner’s Office guarantees this right."

 

"Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e Google Street View me qëllim që aktiviteti i përpunimit nëpërmjet këtij aplikacioni të realizohet në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimit të të drejtave të shtetasve shqiptarë në kuadër të mbrojtjes së privatësisë.

Privatësia nuk mund të jetë opsion, Zyra e Komisionerit e garanton këtë të drejtë."

Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Google has gone to great lengths to safeguard privacy while allowing all Montenegrin users to benefit from this feature. Street View only contains imagery that is already visible from public roads. As with all Street View imagery, before publication Google will apply face-blurring and license plate blurring to all these images to protect people's privacy. Once images are available, people will be able to report images for further blurring by clicking on 'report a problem' on the bottom left hand corner of the image. From here they complete a short form where they indicate the precise image to be blurred. Google has consulted extensively with many privacy and community groups in developing the feature and privacy safeguards.

For more information on Street View and how it can be used for recreational purposes and by businesses please visit: https://www.google.com/maps/streetview/understand/

 

Albanian version:

Shqipëria tani në Google Street View

Google njoftoi sot lançimin e “Street View“ për Shqipërinë, duke i lejuar përdoruesve të shikojnë dhe të navigojnë 360° rrugët e qyteteve dhe vetë qytetet në të gjithë vendin.

 

Duke udhëtuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në qendrën e zhurmshme të Tiranës, te Liqeni madhështor i Ohrit, dhe në vazhdim te  Parku Kombëtar i Thethit, një zonë me bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe mrekullitë arkeologjike të Amfiteatrit të Durrësit, Shqipëria është sa e bukur aq edhe e pasur me histori. 360 imazhet panoramike tregojnë disa nga vendet më të rëndësishme turistike dhe historike si dhe bukuritë natyrore që ajo ka. Për të kapur këto imazhe, ne shëtitëm rreth 4.600 kilometra nëpër çdo qytet dhe krahinë në mënyrë që ju të mund të eksploroni virtualisht këtë vend të veçantë.

 

Shqipëria e Jugut, e njohur gjithashtu si Riviera Shqiptare ka peizazhe spektakolare, rërë dhe plazhe ishullore të tilla si Plazhi i Borshit ose Plazhet i Ksamilit që rivalizojnë ishujt e Greqisë dhe Kroacisë. Turistët nga Europa Jug-Lindore dhe Italia kanë vizituar këtë pjesë të Shqipërisë, për shumë kohë, por pjesa tjetër e Europës sapo ka filluar të zbulojë krahinën.

 

Street View është një funksion falas shumë popullor i Google Maps që u lançua në Maj të vitit 2007 dhe është tashmë në dispozicion në 77 shtete në të gjithë botën. Është gjithashtu i aksesueshëm në Google Earth dhe Google Maps për celularë.

 

Për të parë imazhet, kërkoni për një vend në Google Maps për celularë (të disponueshme si për Android edhe për iOS), dhe zgjidhni opsionin Street View për të hyrë në udhëtimin tuaj 360°. Ju mund të shikoni një hotel para se të mbërrini, të bëni planet e udhëtimit, të caktoni pika takimi, ose të kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë për të gjetur rrugën. Turistët nga e gjithë bota do të jetë në gjendje të kontrollojnë se si të shkojnë në plazhet më të bukura, vendet historike ose kulturore.

 

Helena Kesic Kojan, Menaxhere e Programit, EMEA Street View Operations tha: "Sot ne jemi shumë të lumtur që po lançojmë Street View në Shqipëri. Street View do të hapë rrugët e bukura dhe qytetet e këtij vendi të mrekullueshëm për përdoruesit në mbarë botën. Tani bizneset dhe përdoruesit shqiptarë mund të gëzojnë shumë përfitime nga ky shërbim."

 

Shqiptarët dhe njerëzit në të gjithë botën mund të bëjnë planet e udhëtimit, të kontrollojnë një restorant para se të shkojnë, organizojnë pika takimi, ose vetëm të eksplorojnë dhe të njohin zonën më mirë.

 

Bizneset gjithashtu mund të përfitojnë nga teknologjia Street View duke vendosur Google Maps direkt në faqen e tyre falas, duke i ndihmuar ata të promovojnë një zinxhir hotelesh ose të rrisin ndërgjegjësimin për një dyqan, lokal apo restorant. Për shembull: një agjent i pasurive të patundshme mund t'i ofrojë klientëve të tij të mundshëm një pamje 360° të rrugës në të cilën ai ka një pronë për shitje. Turistët gjithashtu mund të kontrollojnë lehtësisht përpara festave destinacionin e saktë, hotelin dhe zonat përreth tij, ku ata mendojnë të kalojnë pushimet e shumëpritura.

 

Milena Harito, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike është shumë e kënaqur të njoftojë se Shqipëria tashmë është pjesë e platformës Google Street View në mbarë botën dhe do të donte të falënderonte Google për veprimin e saj në Shqipëri që nga Prilli 2016.

 

Përgjatë 8 javësh, Google ka mbledhur imazhe në Berat dhe Gjirokastër, dy qytetet pjesë e listës së trashëgimisë botërore, në qytetet e bregdetit të bukur Adriatik dhe Jon, në Durrës, Sarandë dhe Vlorë, në qytetet pranë liqeneve si Pogradeci dhe Shkodra, si dhe në qytete të tjera tërheqëse si Korça, Elbasani, Lezha, Fieri, dhe natyrisht kryeqytetin tonë Tiranën. Google Street View e disponueshme në Shqipëri do të ndihmojë vizitorët nga e gjithë bota të zbulojnë vendin tonë të vogël por shumë të pasur, të kapërcejnë paragjykimet duke parë me sytë e tyre qytetet tona dinamike dhe brigjet tona të bukura, malet, liqenet dhe trashëgiminë kulturore, dhe do të kontribuojë, jam e sigurtë, që të ketë gjithnjë e më shumë njerëz që vizitojnë Shqipërinë. Por Google Street View do të lehtësojë edhe jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë duke u dhënë informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë, planifikimin e udhëtimeve, vendet për t'u vizituar, etj. Qeveria Shqiptare është e angazhuar fort për të ndjekur bashkëpunimin me Google në mënyrë që të vërë në dispozicion së shpejti për qytetarët e saj dhe për shqipfolësit instrumenta të tjera të Google, siç është Google Adsense.

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi deklaroi: "Komisioneri për Mbrojtjen e Informacionit dhe të dhënave ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e Google Street View me qëllim që aktiviteti i përpunimit nëpërmjet këtij aplikacioni të realizohet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimit të të drejtave të shtetasve shqiptarë në kuadër të mbrojtjes së privatësisë. Privatësia nuk mund të jetë opsion, Zyra e Komisionerit e garanton këtë të drejtë."

 

Google ka arritur të mbrojë privatësinë duke lejuar të gjithë përdoruesit e Shipërisë të përfitojnë nga ky funksion. Street View përmban vetëm imazhet që janë tashmë të dukshme nga rrugët publike. Si me të gjitha imazhet e Street View, para publikimit, Google do të aplikojë mjegullimin e fytyrave të njerëzve si dhe mjegullimin e targave për të gjitha këto imazhe me qëllim mbrojtjen e privatësisë së njerëzve. Pasi imazhet të jenë të disponueshme, njerëzit do të jenë në gjendje të raportojnë imazhet për t'i mjegulluar edhe më tej duke klikuar mbi Raporto një Problem në këndin e majtë poshtë imazhit. Nga këtu ata plotësojnë një formular të shkurtër ku tregojnë imazhin e saktë që duan t'a mjegullojnë. Google është konsultuar gjerësisht me shumë grupe privatësie dhe komunitete për zhvillimin e këtij funksioni dhe ruajtjes së privatësisë.

 

Për më shumë informacione për “Street View“ dhe se si mund të përdoret ky funksion për qëllime rikrijuese edhe nga bizneset, ju lutem vizitoni: https://www.google.com/maps/streetview/understand/