Thirrje e hapur për pjesëmarrje në punëtorinë: Riciklimi si praktikë artistike

Instituti Sekhmet fton pjesëmarrësit të bashkohen në një punëtori unike krijuese që lidh shprehjen artistike me kujdesin ndaj mjedisit.

Gjatë një jave, një grup i vogël prej 5–10 pjesëmarrësish do të eksperimentojë me shkrim, vizatim dhe botim të pavarur, duke përdorur letër të ricikluar të mbledhur nga organizata lokale. Së bashku, do ta shndërrojmë materialin e hedhur në fletushka dhe vepra arti që eksplorojnë identitetin, ekologjinë dhe kreativitetin.

Punëtoria është pjesë e projektit “Letër, Krenari dhe Planet,” që bashkon kreativitetin dhe vetëdijen mjedisore, duke e parë riciklimin si një akt kolektiv kujdesi dhe një formë shprehjeje artistike.
Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi praktike në:

  • Riciklimin e letrës dhe botimin DIY
  • Shkrim krijues dhe rrëfim vizual
  • Praktika të qëndrueshme artistike

Veprat përfundimtare do të prezantohen në një ekspozitë publike dhe do të ndahen në platformën online të Institutit Sekhmet.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë të interesuarit/at për shkrim, vizatim, ekologji dhe eksplorim krijues.
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme — mjafton motivimi dhe kureshtja.

Informata praktike:

Lokacioni: Project Space Sekhmet, Prishtinë
Datat: 3 – 7 Nëntor 2025
Gjuha: Shqip dhe anglisht
Pjesëmarrja është falas; materialet do të sigurohen nga organizatoret.

Si të aplikoni:

Dërgoni një tekst të shkurtër motivimi (deri në 200 fjalë) me emrin dhe kontaktin tuaj në sekhmet.opencall@gmail.com deri më 29 tetor 2025.

Ky projekt mbështetet nga Youth Initiative for Human Rights (YIHR) dhe UNDP.

ENG

OPEN CALL FOR PARTICIPANTS: RECYCLING AS AN ARTISTIC PRACTICE

Sekhmet Institute invites participants to join a unique creative workshop that connects artistic expression with environmental awareness.

Over the course of one week, a small group of 5–10 participants will experiment with creative writing, drawing, and self-publishing using recycled paper collected from local NGOs. Together, we will transform discarded materials into zines and artworks exploring identity, ecology, and creativity.

The workshop is part of the project “Paper, Pride, and Planet,” which bridges creativity and environmental consciousness — encouraging recycling as a collective act of care and as a form of artistic practice.

Participants will gain hands-on skills in:

  • Paper recycling and DIY publishing
  • Creative writing and visual storytelling
  • Sustainable art-making practices

The final works will be presented in a public exhibition and shared on Sekhmet Institute’s online platform.

Who can apply?

Anyone interested in writing, drawing, ecology, and creative exploration.
No previous experience is required — only motivation and curiosity.

Practical information:

Location: Project Space Sekhmet, Prishtina
Dates: November 3 – 7, 2025
Languages: Albanian and English
Participation is free; all materials will be provided.

How to apply:

Send a short motivation text (max. 200 words) with your name and contact details to sekhmet.opencall@gmail.com by October 29, 2025.

This project is supported by the Youth Initiative for Human Rights (YIHR) and UNDP.